Premio nga tribuna, hapje dyersh dhe shumë lot në fund. Çfarë ndodhi në Burreli-Tomori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2021 | 11:24

Premio nga tribuna, hapje dyersh dhe shumë lot në fund. Çfarë ndodhi në Burreli-Tomori

Nga premiot nga tribuna për futbollistët apo hapja e dyerve të stadiumit dhe deri te lotët dhe gëzimi në fund të ndeshjes, ishte kjo gjithçka që prodhoi Burreli-Tomori. “Panorama Sport” ju servir pikantet e ndeshjes e cila u luajt në “Elbasan Arena”.

bandicam 2021-05-26 16-02-45-744

– Edhe pse ndeshja luhet pa tifozë, portat u hapën duke u dhënë mundësinë atyre pak të pranishmëve që kishin udhëtuar nga Burreli dhe Berati për të parë skuadrën e tyre.

– Vendet e para që u zunë ishin ato në tribunën e medias, me tifozët që donin ta ndanin këtë moment duke bërë edhe ndonjë foto.

– Për shkak se Bledar Sinella kishte veshur një bluzë të bardhë, të njëjtë me ekipin e tij në fushë, iu kërkua që të vendoste patjetër një jelek, pasi nuk lejohej të ishin me të njëjtën ngjyrë me ekipet në fushë.

– Tekniku i Tomorit ka qenë shumë aktiv në këtë ndeshje, duke dhënë vazhdimisht udhëzime për të tijtë. Njëkohësisht, në dy momente Bledar Sinella ka pasur kundërshti edhe me gjykimin, duke kërkuar llogari te kryesori Florjan Lata.

– Nuk kanë munguar as “premiot” nga tribuna nga ana e tifozëve, të cilët përpiqeshin të karikonin lojtarët me mënyrën e tyre. “10 milionë lekë premio keni djem, vetëm kthejeni ndeshjen”, ia behu një tifoz i Burrelit, duke shkaktuar edhe ilaritet në stadium. Sakaq, vetë bashkia pritet që të akordojë mbi 5 milionë lekë.

– Tabelat që tregonin minutat dhe rezultatin në “Elbasan Arena” nuk u ndezën. Prej disa ndeshjesh këtë sezon ato janë me probleme, ndaj në këtë përballje nuk funksionuan për asnjë moment.

– Në fund të ndeshjes, lojtarët e Tomorit kanë nisur festën, pasi kanë ende shpresa për t’u ngjitur në elitë, ndërsa në kampin kundërshtar lojtarët u shtrinë në fushë. Me të drejtë, pasi matjanët shohin që të mos u kurorëzohet me sukses një kampionat, në të cilin patën pretendimet e tyre.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"