Precedentët/ Takimi i 6-të me Suedinë, Shqipëria ka fituar vetëm një herë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 12:01

Precedentët/ Takimi i 6-të me Suedinë, Shqipëria ka fituar vetëm një herë

Kjo e sotmja do të jetë përballja e gjashtë në histori mes Shqipërisë dhe Suedisë.

kombetarja

Në pesë takimet e para, suedezët kanë fituar tri herë, një herë ka përfunduar barazim dhe një fitore ka marrë Kombëtarja shqiptare. Ndeshja e parë në kualifikuese botërori është luajtur në vitin 1988 në Tiranë, ku Suedia triumfoi 2-1, ndërsa për kuqezinjtë shënoi Ylli Shehu.

Në ndeshjen e kthimit kualifikuese, Suedia fitoi sërish me shifrat 3-1 dhe golin e vetëm e realizoi Kushta me penallti.

Miqësorja e shkurtit 2004 në Tiranë mbaroi me fitoren 2-1 të Shqipërisë, ku shënoi Skela dhe Aliaj. Ndërkohë për kualifikuese botërori sërish kemi barazuar 0-0 në 2008 dhe në Suedi jemi mposhtur 4-1. Shënoi Salihi.ererhPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"