PRAPASKENAT KASTRIOTI-ELBASANI / Godet policin me bidon, arrestohet tifozi verdheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 20:02

PRAPASKENAT KASTRIOTI-ELBASANI / Godet policin me bidon, arrestohet tifozi verdheblu

Më datë 27.03.2024, pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti – Elbasani, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, që ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit.

Capture

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por shtetasi A. B., ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë.

Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat shtetasin A. B., për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"