Portieri i Suedisë nuk e sheh si miqësore: Ndaj Shqipërisë do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme të fitojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 18:39

Portieri i Suedisë nuk e sheh si miqësore: Ndaj Shqipërisë do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme të fitojmë

Robin Olsen pret që Suedia të fitojë ndaj Shqipërisë këtë të hënë, pasi mendon se rezultati është shumë i rëndësishëm për skandinavët. Portieri i suedezëve, ka shpjeguar se ekipi do të mundohet të lërë pas disfatën me shifrat 5-2 ndaj Portugalisë me një paraqitje dinjitoze përballë kuqezinjve të Silvinjos.

robin olsen

“Ndaj Portugalisë ishte një ndeshje shumë e lodhshme, sidomos për shkak të golave. Ata na dhembin shumë pasi mund të shmangeshin. Por pastaj është po ashtu e rëndësishme që të jesh i qetë dhe i durueshëm. Ne kishim vetëm një seancë stërvitore para ndeshjes me Portugalinë. Në momente të caktuara gjatë ndeshjes, treguam se kemi mësuar diçka gjatë këtyre ditëve bashkë, por padyshim ka shumë për të përmirësuar”, tha ai

“Sa e rëndësishme është të fitojmë ndaj Shqipërisë? Është jashtëzakonisht e rëndësishme, çdo herë që luan një ndeshje, është e rëndësishme. Megjithatë, ne jemi në një proces dhe mendoj se shumë lojtarë kanë folur këto ditë për durimin që duhet të kemi. Gjithsesi, ne dëshirojmë që të punojmë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha futbollisti i cili është pjesë e Aston VIlës në Premier Ligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"