Pollozhani humbi dhëmbët, tifozi e fton ta kurojë falas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2019 | 14:31

Pollozhani humbi dhëmbët, tifozi e fton ta kurojë falas

Artim Pollozhani humbi dy dhëmbët në dyluftim në ndeshjen me Kukësin. Mjeku vlonjat stomatolog Aldo Vangjeli ka kontaktuar dje “Panorama Sport” për të transmetuar vullnetin e tij për t’i bërë falas dhëmbët e humbur Pollozhanit. Vangjeli që është edhe një tifoz i zjarrtë i Flamurtarit, ka ftuar kapitenin vlonjat në klinikën e tij në Tiranë.

Pollozhani Flamurtari

“Pollozhanit do t’ia vendos unë dhëmbët e humbur, falas. Do ta bëj me kënaqësi dhe e pres që të vijë në Tiranë. Më vjen të bërtas me të madhe. Në Durrës ishin vetëm dy vlonjatë.

Nuk e kam parë kurrë kështu Flamurtarin, luftarak, të përsosur dhe që luajnë me shpirt. Dua t’i përcjell Pollozhanit nëpërmjet gazetës suaj, ftesën që të vijë në Tiranë tek unë dhe t’i vendos dhëmbët që humbi në ndeshjen me Kukësin”, tha stomatologu.

pollozhani dhembi i thyer

Më tej, mjeku Vangjeli ka edhe një mesazh për të gjithë futbollistët e Flamurtarit. “Kushdo nga futbollistët e Flamurtarit e ka derën të hapur tek unë. Pastrimin dhe zbardhjen e dhëmbëve e kanë falas”, thotë mjeku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"