“Pogba është lojtari ynë, jo i Raiolës”, Solskajer: Fitorja ndaj Çelsit ngushton diferencën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 12:57

“Pogba është lojtari ynë, jo i Raiolës”, Solskajer: Fitorja ndaj Çelsit ngushton diferencën

Ole Gunar Solskjaer shpreson që Mançester Junajtidi i tij të ngushtojë me 3 pikë diferencën me Çelsin e vendit të katërt me një fitore sot në “Stamford Bridge”. “Djajtë” rikthehen nga pushimet dimërore në Spanjë me një transfertë shumë të rëndësishme për fatin e vendit të katërt dhe trajneri norvegjez e di se çfarë peshe do të ketë rezultati i sotëm, me skuadrën e tij që renditet për momentin 6 pikë larg bluve të Londrës. 

pogba solskjaer

“Po, një fitore e ngushton diferencën në tri pikë dhe sigurisht kjo është ajo që synojmë. Kemi luajtur kundër tyre dy herë këtë sezon dhe kemi bërë mirë, por Çelsi është një skuadër e mirë. Ata luajnë në shtëpi, por ne do të shkojmë atje dhe do përpiqemi ta fitojmë ndeshjen. Duhet ta bëjmë për të fituar më shumë besim”, deklaroi trajneri i Junajtid.

Ndërkaq norvegjezi ka sqaruar dhe situatën me Pogbanë: “Unë e di shumë mirë se si ndihet Poli. Edhe unë kur luaja u dëmtova dhe mbeta jashtë fushave për një kohë të gjatë. Është një periudhë shumë e vështirë për çdo futbollist. Ai e di shumë mirë se duhet të punojë shumë për t’u rikthyer si dikur. Largimi? Nuk kam folur me Raiolën dhe as nuk i jam lutur Pol që të qëndrojë. Pogba është një lojtari i yni dhe jo i Raiolës. Sigurisht do të jetë klubi që do të vendosë nëse ai do të largohet apo jo në verë”.

jUNAJTID565

Statistikat – Çelsi ka humbur vetëm 1 ndeshje në 17 përballjet e fundit të Premier Ligës në shtëpi me Mançester Junajtid: 10 fitore, 6 barazime. Blutë janë i vetmi klub që kanë fituar më shumë ndeshje në Premier Ligë kundër “Djajve” sesa kanë humbur: 18 fitore, 16 humbje. Junajtid, që fitoi 4-0 në javën e parë të Premier Ligës në gusht kundër skuadrës së Lampardit, kërkon të bëjë dopietën e parë në kampionat kundër tyre që prej sezonit 1987-’88. Në 13 përballjet në Premier Ligë, skuadra e fundit që ka fituar në transfertë është Çelsi, 1-0 në “Old Trafford” në maj 2013. Megjithatë, Mançester Junajtid ka triumfuar në “Stamford Bridge” këtë sezon, me suksesin 2-1, por në Kupën e Ligës në tetor 2019. Junajtid i ka humbur tri nga katër vizitat e fundit në Premier Ligë. Vetëm Kristal Palasi ka fituar më pak pikë sesa “Djajtë” (4) në vitin 2020.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"