Po shkëlqen në kampionatin finlandez, Ademi: Zgjodha me bindje të luaj për vendin tim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2018 | 14:26

Po shkëlqen në kampionatin finlandez, Ademi: Zgjodha me bindje të luaj për vendin tim

Kombëtarja Shpresa vijon përgatitjet për 2 ndeshjet e muajit tetor, të vlefshme për eliminatoret e Europianit të 21-vjeçarëve, ndaj Spanjës dhe Estonisë. Surprizë në listën e Bushit, ka qenë edhe grumbullimi i sulmuesit që aktivizohet në radhët e Inter Turkut, Albjon Ademi, i cili po shkëlqen në kapionatin finlandez, teksa në 3 ndeshjet e fundit ka realizuar 3 gola.  Në konferencën e sotme për shtyp, 19-vjeçari tregoi se zgjodhi me bindje të luaj për vendin e tij. Ademi premtoi se do skuadra do të japë maksimumin ndaj Spanjës.

Ademi

“Edhe pse tashmë jemi jashtë objektivit, përsëri kemi vlerësuar maksimalisht këto dy ndeshje, të cilat do të mbyllin edhe serinë e ndeshjeve për grupin tonë. Fillimisht të shohim Spanjën, më pas do të kemi kohë të mendojmë për Estoninë. Spanjollët dihen për potencialet dhe forcën që kanë, por ne do të bëjmë maksimalen tonë, dhe përtej saj, në mënyrë që të bëjmë një paraqitje më shumë se sa dinjitoze.

Gjatë gjithë ndeshjeve, me më pak vëmendje mund të kishim më shumë pikë, sidoqoftë le të përqendrohemi te këto dy sfida të fundit dhe të marrim më të mirën e mundshme. Zgjodha me bindje të luaj për vendin tim dhe, ndërsa për ekipin kombëtar A, duhet të punojmë shumë, si në klubet tona, edhe në ekipin kombëtar U-21”, theksoi sulmuesi Ademi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"