“Po e priste në tunel”, trajneri i Sauthempton zbulon zënkën pas ndeshjes me Mançester Sitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 23:31

“Po e priste në tunel”, trajneri i Sauthempton zbulon zënkën pas ndeshjes me Mançester Sitin

Ndeshja mes Sauthemptonit dhe Mançester Sitit sot u mbyll me një barazim 1-1 që ndali ecurinë prej 12 fitoresh radhazi të skuadrës së Guardiolës, e cila po fluturon drejt kreut. Ndeshja ishte shumë e luftuar, me skuadrat që dhanë gjithçka në fushën e lojës dhe ku nuk munguan as përplasjet e forta.

grilish

Në një të tillë në pjesën e dytë, situata u tensionua dhe zgjati edhe pas sfidës. Xhek Grilish, lojtari i cili i kushtoi Mançester Sitit 100 milion paund në verë, priti në tunel Oriol Romeun, për t’u “sqaruar” me të pas sfidës. Gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, pas një përplasje, Grilish mbeti në tokë dhe Romeu i tha diçka sulmuesit duke i qëndruar sipër. Grilish u ngit menjëherë në këmbë dhe ndoqi Romeun nga pas duke e shtyrë në shpinë, por ishin lojtarët e të dy skuadrave që i ndanë dhe loja vazhdoi rregullisht. Megjithatë, pas sfidës ishte trajneri i Sauthempton, Ralf Hasenhutl, ai i cili zbuloi se futbollisti i Anglisë kishte pritur në tunel për të sqaruar gjithçka pas sfidës.

“Ata kishin një diskutim, sepse Grilish po e priste në tunel për shkak të gjërave që ndodhën jashtë në fushë dhe të cilat ai mendonte se nuk ishin në rregull. Por se çfarë u tha nuk është për kamerat. Ata folën, gjithçka është në rregull”, tha trajneri pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"