“Po e presim me padurim ndeshjen kundër Tiranës”, flet Nuabueze: Objektivi ynë është vendi i…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 17:13

“Po e presim me padurim ndeshjen kundër Tiranës”, flet Nuabueze: Objektivi ynë është vendi i…

Kirian Nuabueze është një nga surprizat e Kategorisë Superiore në këtë fillim të kampionatin, teksa ka arritur të shënojë 4 gola. Sulmuesi së fundmi ka dhënë një prononcim për “Supersport”, ku flet për përvojën e re që ka nisur në kampionatin shqiptar.nuabueze

“Personalisht, ndihem shumë mirë, kam përvojën time në futboll dhe mendoj që kampionati shqiptar është shumë i fortë. Objektivi im është të shënoj gola. Përpiqem dhe punoj çdo ditë që të përmirësohem, kërkoj ta dërgoj veten time në maksimum, të jem i dobishëm për veten dhe për skuadrën. Jam i sigurt që do bëj gjëra të mira këtu. A mund të jem golashënuesi më i mirë në fund? Kam shumë besim tek vetja, ndaj pse të mos ndodhë, por, e përsëris, më duhet të punoj shumë çdo ditë.”

Nuabueze e pranon se fillimi i kampionatit nuk ka qenë shumë i mirë, por tashmë me trajnerin e ri beson te ringritja.

“Nuk e kemi filluar me maksimumin e mundshëm, por besoj se do të ringrihemi. Kjo skuadër ka cilësi, gjithçka do të shkojë në rrjedhën e duhur. Tani kemi një trajner të ri dhe shumë shpejt do të gjejmë atë ritëm që të gjithë po kërkojmë, jam i bindur që rezultatet do të vijnë.”

Lojtari thotë se po e pret me padurim ndeshjen kundër Tiranës, dhe është i bindur se Laçi do të bëjë shumë mirë.

“Po e presim me padurim këtë ndeshje kundër Tiranës, duhet të reagojmë pas rezultateve të fundit. Mendoj se do të jetë një duel shumë i fortë. Kam besim tek vetja dhe te skuadra ime dhe jam i bindur se do bëjmë shumë mirë.”

Nuabueze

Gjithashtu sulmuesi shprehet se dëshira e tij është që kampionatin me kurbinasit ta mbyllë midis dy vendeve të para.

“Mendoj që në fund do jemi në kuotat e larta të renditjes, mjafton të mos dorëzohemi dhe të punojmë me të gjitha forcat: ne, si lojtarë, trajneri, stafi drejtues, të gjithë së bashku si një familje. Dëshira ime është ta mbyllim mes dy vendeve të para, shpresoj shumë, por kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"