Plani i dështuar i Ançelotit në Champions, fati e ndihmoi për një fund të lumtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 15:42

Plani i dështuar i Ançelotit në Champions, fati e ndihmoi për një fund të lumtur

Në një nga ato ditë që nuk janë aty për t’u provuar, në ndeshjen e dytë të 1/8 e finaleve të Ligës së Kampionëve me një epërsi të lehtë nga ndeshja e parë kundër Lajpcigut (0-1 në Gjermani), Karlo Ançeloti vendosi të eksperimentojë. Ai vendosi të provojë për herë të parë në këtë sezon një skemë me pesë mesfushorë që dështuan që nga minuta e parë dhe që solli fishkëllima, herë pas here, nga tifozët e tyre dhe që e vuri në diskutim kualifikimin deri në momentet e fundit.

anceloti

Mediat spanjolle e cilësuan “all italiane”, ndonjë më e ashpër “katenaçio” rreshtimin e italianit kundër Lajpcigut. Si fillim me Tçuamenin dhe Kamavingën, në pozicionin në mbrojtje, përkatësisht si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i majtë, Ançeloti sakrifikoi me numra hallkën më të dobët të sulmit madrilen, Rodrigo Goesh. Vetëm një gol në dhjetë ndeshjet e fundit të ligës e vuri në pikëpyetje pozicionin e tij. Sidomos për shkak të daljes në skenë të Brahim Diazit, siç ndodhi në ndeshjen e parë në Gjermani, në të cilën ai shënoi një gol të mrekullueshëm, por më në fund ishte për një tjetër pjesë në mesfushë.

Naço, i cili humbi golin e Orbanit, u rikthye në qendër të mbrojtjes dhe dyshja franceze Tçuameni-Kamavinga ndanë qendrën e fushës të shoqëruar nga Toni Kros, Fede Valverde dhe Xhud Bellingam. Kjo skemë e la Viniciusin si sulmuesin e vetëm të Madridit kundër një skuadre si Lajpcigu që, për shkak të mënyrës së lojës dhe nevojës për të përmbysur humbjen në takimin e vajtjes, la hapësira pas mbrojtjes së saj që djemtë e Ançelotit nuk mund t’i shfrytëzonin në pjesën e parë.

Lojtarët e skuadrës së bardhë u panë të humbur në fushën e një “Santiago Bernabeu” që nuk dukej se po e festonte si duhet 122-vjetorin e themelimit të klubit, në një ndeshje në Champions. Ky konfuzion u transferua në pozicionin e lojtarëve të Realit në sulm. Bellingam, duke vepruar herë pas here si “9” fals, humbi duke luajtur me shpinë nga porta rivale dhe duke mos e përballur drejt, ashtu siç i pëlqen. Një çrregullim që shkaktoi fishkëllima nga tifozët madrilenë drejt lojtarëve të tyre ishte dhe thyerja shumë e shpejtë e mesfushës së Realit, me lojtarët e Lajpcigut që depërtonin lirshëm në mbrojtjen e bardhë. Ishte vetëm fati që e ndihmoi Realin e Madridit të mbyllte 45 minutat e para pa pësuar.

Karlo Ançeloti, i vetëdijshëm për gabimin e tij, reagoi në pjesën e parë dhe me nisjen e pjesës së dytë ai futi Rodrigon në fushë në vend të Kamavingës me synimin për të përfituar më shumë nga hapësirat e lëna nga gjermanët. Pa bërë një revolucion të madh në skenarin e lojës, ai i dha energji sulmit të Madridit dhe vendosi Bellingamin në pozita më komode për të për të bërë më shumë dëme në mbrojtjen gjermane. Reali shënoi pas një kombinimi të shkëlqyer mes Bellingamit dhe Viniciusit me brazilianin që u duk se vulosi fatin e kualifikimit. Por avantazhi i Realit ishte fare i shkurtër, duke bërë që vuajtjet që zgjasin deri në fërshëllimën e fundit dhe me kualifikimin që mbeti varur deri në fërshëllimën e Masës.

U deshën vetëm tri minuta që Lajpcigu të barazonte kundër një Madridi, goli i të cilit nuk e aktivizoi, ata u bënë edhe më të sigurt dhe vuajtën në minutat e fundit për të ruajtur serinë e panjollosur të Ançelotit në 1/8 e finaleve me skuadrën e bardhë. Pesë sezone në krye të Realit të Madridit në dy etapat e tij në Madrid konfirmojnë se Reali di t’ia dalë. Dhe, për më tepër, në katër të mëparshmet ata arritën të gjithë deri në gjysmëfinale. Ançeloti, një siguri në kualifikueset e “Champions” me Realin e Madridit që jetoi në limite këtë të mërkurë.

Ndoshta këtë herë edhe fati ka qenë me Realin e Madridit dhe me Ançelotin, që ka mbijetuar në “çorbën” që gatoi vetë, thjesht i nisur nga suksesi i vajtjes në Gjermani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"