Pikantet e Teuta-Erzeni/ Ironi nga shijakasit dhe në fund festë për durrsakët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2024 | 15:02

Pikantet e Teuta-Erzeni/ Ironi nga shijakasit dhe në fund festë për durrsakët

Ndeshja e luajtur në stadiumin ‘Niko Dovana’, e ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh, shumë prej tyre nga Shijaku, pasi disa momente pikante, që i sjell “Panorama Sport”.gffgf

Presidentët Edmond Hasanbelli dhe Julian Balla e ndoqën ndeshjen së bashku në tribunën kryesore.

Të dy trajnerët gjatë gjithë kohës ishin shumë aktivë, në disa raste edhe impulsivë, duke shprehur pakënaqësi për veprimet e futbollistëve të tyre në mbrojtje. Në minutën e para Bejzade dëgjohej: “Hajde çuna, dalim para dhe luajeni me shpejt topin”.

Kontestime të shumta nga tifozeria e Erzenit pas golit të tretë të Teutës. ‘Ik o Bezajde ik, se nuk je ti për këtë punë…” “Hiqeni more atë Mëllugjën hiqeni, se nuk bën, o trajner i madh”, – dëgjoheshin tifozët shijakas.

Një organizim i mirë nga klubi i Teutës, ku në tribunën kryesore ishin të gjithë fëmijët e akademisë, duke ndjekur idhujt e tyre.

Tifo-grupi ‘Djemtë e detit’ mbështeti gjatë gjithë ndeshjes ekipin e zemrës.

Pas vërshëllimës së trefishtë të kryesorit Myrtja ka përqafime te Teuta, duke e kthyer në festë fitoren me Erzenin.

Stafi i Erzenit, shumë i mërzitur nga humbja e thellë, ka qëndruar në stol pas ndeshjes, duke biseduar për disa minuta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"