PIKANTET E SKËNDERBEU-TEUTA/ Nikaj në lot pas të kuqit, stadiumi thuajse i boshatisur 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 18:35

PIKANTET E SKËNDERBEU-TEUTA/ Nikaj në lot pas të kuqit, stadiumi thuajse i boshatisur 

Një minute heshtje dhe me brohorima në nderim të Rafael Duamenës ka nisur ndeshja e djeshme në Korçë mes Skënderbeut dhe Teutës. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet.  * Portieri i Skënderbeut, Marko Alia, për një moment ka harruar homazhet dhe është nisur drejt portës. Mirëpo, ka qenë arbitri Ferataj që i ka bërë me shenjë të afrohej në mesin e fushës.

SKENDERBEU

* Prezencë e paktë tifozësh, me rreth 1000 të tillë të pranishëm në stadium për të mbështetur Skënderbeun në këtë ndeshje.

* Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka qenë mjaft i ashpër dhe kërkues me lojtarët e tij, pasi asgjë nuk po funksiononte si duhej për minuta të tëra. Jazxhi dhe Daja kanë qenë në qendër të vëmendjes së trajnerit.

* Nga ana tjetër, trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, ka qenë më i qetë, edhe për shkak të golit të shpejtë, por sërish ka biseduar me ndihmësin e tij për mënyrën e vendosjes së ekipit në fushë.

* Pas dy kartonëve të verdhë të shpejtë, sulmuesi i Skënderbeut, Ardit Nikaj, është parë në lot duke dalë nga fusha. Mërzitje që është mbartur edhe në dhomat e zhveshjes. Ka qenë trajneri Gvozdenoviç në pushim te pjesës së parë, që e ka qetësuar sulmuesin shkodran.

LLAZI SARO- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"