Pikantet e Skënderbeu-Kastrioti/ Borë gjatë ndeshjes, edhe Duka në Korçë. Tension në fund të ndeshjes (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2021 | 16:22

Pikantet e Skënderbeu-Kastrioti/ Borë gjatë ndeshjes, edhe Duka në Korçë. Tension në fund të ndeshjes (VIDEO)

Skënderbeu fitoi ndaj Kastriotit me rezultatin 2-1. Ndeshja u luajt në kushte të vështira për shkak të temperaturave shumë të ulëta në Korçë. Përveç tifozëve të dy klubeve, kjo ndeshje pati dhe një të ftuar të veçantë. Panorama Sport ju sjell momentet pikante nga ndeshja Skënderbeu-Kastrioti.

bandicam 2021-12-18 20-54-08-357

 

* Takimi u luajt në temperatura të ulëta që shkonin disa gradë nën zero dhe në një pjesë të mirë ndeshja u shoqërua edhe nga reshjet e borës ndonëse me intensitet të ulët.

* Ndeshja e së shtunës, pavarësisht kushteve atmosferike, u ndoq edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. I ndodhur në juglindje, Duka ndoqi nga afër takimin që luhej në Korçë mes Skënderbeut dhe Kastriotit.

* Pavarësisht se ishte një takim i rëndësishëm për Skënderbeun dhe ecurinë e tij në këtë sezon, të kushtëzuar edhe nga faktorët atmosferikë tifozët ishin të paktë në këtë ndeshje. Diçka më shumë se 200 tifozë ishin në shkallët e stadiumit, pjesa më e madhe e tyre e vendosur në tribunën VIP.

*Në fund të ndeshjes pati dhe një tension mes trajnerit Ndreu dhe mbrojtësit të Skënderbeut, Vitija. Fillimisht mbrojtësi i vendasve u konfliktua me Grecën, me të cilin kishin pasur përplasje edhe gjatë ndeshjes. Por pastaj Ndreu u afrua dhe goditi me shqelm lojtarin e korçarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"