Pikantet e sfidës Kastrioti-Egnatia/ Trajnerët, më të qetë se… kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2022 | 18:12

Pikantet e sfidës Kastrioti-Egnatia/ Trajnerët, më të qetë se… kurrë

Kastrioti-Egnatia mblodhi pak tifozë, teksa më shumë ishin ata që kishin ardhur nga Rrogozhina. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së zhvilluar dje në Kamzë, që ishte e fundit për këtë vit.

sdmnm,sdnsd

* Në minutën e 52-të, portieri Alen Sherri, duke qenë se terreni ishte mjaft i lagësht dhe zona e tij ishte rrethuar nga balta, nis të pastrojë këpucët, duke përplasur takat te shtylla pingule, ndërsa shkund baltën e këpucëve. Po kështu trokasin takat me njëri-tjetrin gjatë dyluftimit Fernando dhe Prenkoçeviç, por lehtësisht pa u përplasur me njëri-tjetrin.

* Dy trajnerët e skuadrave, Ardian Mema dhe Shpëtim Duro, kanë qenë mjaft të qetë gjatë takimit, duke mos bërtitur të paktën një herë dhe në fund janë përqafuar me njëri-tjetrin. Gjithsesi, Mema ka qenë kërkues ndaj Joan Çelës në disa raste. Nga ana tjetër, Duro kërkoi nga kryesori Laver Alla për të pasur më shumë përgjegjësi në vendimet e tij, edhe pse e mirëkuptoi në dhënien e kartonit të kuq të Agbekpornut.

* Pas përfundimit të ndeshjes, dy portierët Alen Sherri dhe Edmir Sali janë përqafuar me njëri-tjetrin. Të dy kanë qenë te Laçi deri dy vite më parë, ndërsa më pas janë larguar duke zgjedhur ekipe të ndryshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"