Pikantet e ndeshjes Tirana-Kastrioti/ Batuta dhe sherr në tribuna, Shehin e bëjnë Simone Inzagi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2023 | 18:58

Pikantet e ndeshjes Tirana-Kastrioti/ Batuta dhe sherr në tribuna, Shehin e bëjnë Simone Inzagi

Tirana fiton në frymën e fundit dhe vazhdon sprintin drejt titullit të 27-të kampion. Bardheblutë mundën dje Kastriotin në “Elbasan Arena” duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superiores

bandicam 2023-04-30 18-50-14-613

– Numri i të pranishmëve në shkallët e stadiumit ishte shumë i paktë, me afro rreth 700 tifozë.

– Disa turistë nga vendet nordike, që kishin ardhur për të vizituar Elbasanin, përfituan për të parë nga afër një ndeshje të kampionatit shqiptar. Shkuan pranë sportelit dhe prenë biletë për në tribunën qendrore.

– Presidenti i Kastriotit, Alban Vogli, i ka qëndruar shumë pranë skuadrës, teksa ndoqi nga afër edhe nxehjen që ekipi bëri para nisjes së ndeshjes.

– Ashtu siç pritej ndeshja ishte hera-herës e ashpër në ndërhyrje, duke sjellë shpesh herë edhe ndërprerjen e saj për hyrjen e mjekut në fushë.

– Bruno Lulaj kërkon t’ia “hedhë” arbitrit, teksa pasi hynë mjekët në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë atij dhe lojtarit të Kastriotit, Edon Hasani nuk del nga fusha, por tenton të vijojë lojën. E vë re gjyqtari i katërt, Laver Alla dhe i bën me shenjë të dalë nga fusha.

– Emiljano Çela ankohet pas një vendimi të gjyqtarit, duke ripërsëritur thirrjen e tij. “Na lini të luajmë futboll, keni disa ndeshje që s’po na lini”, ia behu trajneri i Kastriotit.

– Tifozët krutanë nuk i përtypin mirë rrëzimet në fushë të lojtarëve të Tiranës: “Ngelet duke rënë në tokë mo”, ia thirri njëri prej tifozëve nga tribuna. – Në përfundim të pjesës së parë, Albano Aleksi ka disa pretendime te gjyqtari, duke shkuar pranë tij dhe kërkuar sqarime.

– Tifozët e Tiranës e krahasojnë Orges Shehin me Simone Inzagin. “O Shehi mos u bëj si Inzagi edhe ti, po thuaj skuadrës të dalë të sulmojë para”, ia bërtiti një tifoz bardheblu.

– Shehi kërkon mendimin e ndihmësve të tij në një moment kritik të lojës, ndoshta për të qartësuar ndonjë ide, duke parë se Tirana nuk po gjente dot të çara në mbrojtjen krutane. Një mendim ia jep edhe drejtori Tefik Osmani.

–  Në minutat e fundit Bekim Kuli i jep “urdhër” Santiago Selmanit të mbajë sa më shumë topin kur ta ketë në këmbët e tij.

– Pas golit të Tiranës ka festë në fushë dhe tension midis të dyja ekipeve. Nuk mungoi as tensioni në tribuna ndërmjet tifozërive, ku u desh ndërhyrja e policisë për të neutralizuar situatën.

– Lojtarët e Tiranës u zhveshën në fund, duke ua dhuruar fanellat tifozëve të ekipit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"