Pikantet e Laçi-Vllaznia/ Këpucë drejt arbitrave, drejtori fiksohet me mbrojtësin Stojanoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2024 | 13:47

Pikantet e Laçi-Vllaznia/ Këpucë drejt arbitrave, drejtori fiksohet me mbrojtësin Stojanoviç

Laçi-Vllaznia u luajt në një atmosferë interesante në shkallët e stadiumit, ku thuajse tifozëritë ishin të barabarta në numër. Rreth 700 të tillë ishin të pranishëm, ndërsa nuk munguan kontestimet për gjykimin, veçanërisht nga shkodranët pas penalltisë së Laçit. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme.

RYY

* Tribuna VIP ishte e mbipopulluar, në një kohë i pranishëm ishte edhe këngëtari i njohur shkodran, Bujar Qamili, i cili është mbështetës i flakët i Vllaznisë. Lojtarët kuqeblu u përshëndeten me grupin “Vllaznit Ultras”, që në fillim të takimit, duke shprehur mirënjohje ndaj tyre.

* Drejtori sportiv i shkodranëve, Tefik Osmani, i kërkoi me insistim mbrojtësit Millosh Stojanoviç, që të luante me topin poshtë. Mirëpo, serbi iu kthye i irrituar: “Nuk kam ku ta luaj…”.

* Në pushimin e pjesës së parë, teksa ekipet po futeshin në dhomat e zhveshjes, një këpucë e hedhur nga tribuna qendrore, ka fluturuar drejt arbitrave, edhe pse nuk kapi asnjë prej këtyre të fundit.

* Kapiteni i Laçit, Serxho Ujka, shkon nga tifozët shkodranë pas golit me penallti, teksa ultrasit e konsideruan këtë veprim një provokim të hapur. Kjo nxiti reagime nga tifozët, por gjithçka u harrua shpejt.

* Penalltia e dhënë në favor të Laçit irritoi shumë tifozët shkodranë, që kërkuan nga ekipi të mos e vazhdonin lojën.

* Sulmuesi i Laçit, Sobouejll, krijoi panik në minutën e 47-të pas përplasjes me Stojanoviç, duke u rrëzuar afër rrethimit të tribunës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"