Pikante Partizani-Luftëtari/ Trajnerët Dalipi e Lika miq para dhe pas takimit, Rama uron lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2018 | 22:30

Pikante Partizani-Luftëtari/ Trajnerët Dalipi e Lika miq para dhe pas takimit, Rama uron lojtarët

-Para fillimit të ndeshjes, Klevis Dalipi ka shkuar te pankina gjirokastrite dhe ka takuar trajnerin Hasan Lika, me të cilin nisi rrugëtimin te Partizani në verën e 2013-ës. Në përfundim të ndeshjes, ka qenë Lika ai që, ndonëse i hidhëruar nga humbja, ka shkuar dhe i ka dhënë dorën Dalipit para pankinës së tij, ku po priste lojtarët që po përshëndeteshin me tifozët.

ibrahimi

-Debutimi nuk nisi mbarë për Dalipin, pasi menjëherë nisën nga tribuna zërat e atyre që bëjnë trajnerin. Madje, thirrjes së një tifozi në minutën e pestë, Dalipi i është kundërpërgjigjur me një ngritje, duke lënë të kuptohej që ta linin të qetë.

-Trajneri elbasanas ka qenë gjatë gjithë kohës në lëvizje duke orientuar lojtarët. Shpeshherë Dalipit i është dashur të ankohet te gjyqtari i katërt, Klodian Shahini, për veprimet e kryesorit që la të kuptohej se nuk ishte dashamirës. Gjyqtari i katërt ka pasur shumë punë dje, pasi thuajse pjesën më të madhe e kaloi duke markuar Dalipin, që ishte shumë impulsiv në debutim.

-Pjesa e dytë nisi me dy minuta vonesë, shkak u bë një çarje në rrjetën e portës së Luftëtarit.

partizani luftetari

– Në minutën e 63-të ndodhen dy topa në fushë dhe i nervozuar, kapiteni i Luftëtarit, Beqiri, e godet aq fort topin, sa e nxjerr jashtë tribunës H, ku ndodheshin tifozët gjirokastritë.

– Në përfundim të ndeshjes, gëzimi ka qenë legjitim te Partizani. Lojtarët shkuan dhe përshëndetën tifozët pas ndeshjes. Drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama, pas suksesit ka hyrë në dhomat e zhveshjes duke i përgëzuar një e nga një lojtarët për fitoren. Njëkohësisht ka kërkuar që ekipi të kalojë nga fitorja në fitore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"