Pikante/ Magani “driblon” Esin Hakajn, Bakaj tërbon tifozët e Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2017 | 21:41

Pikante/ Magani “driblon” Esin Hakajn, Bakaj tërbon tifozët e Teutës

* Tifo-grupi “Djemtë e detit” rikthehen në stadium për të mbështetur ekipin. Megjithatë prezenca e tyre nuk ishte e shumtë në numër dhe nuk e ndihmoi skuadrën të rikthehej te rezultatet pozitive.

* Magani ua bën me shenjë qendërmbrojtësve: A keni “tru”, pas një goditjeje të fuqishme të Gurit që përfundoi në shtyllë pas 26′ minutash.

kukesi teuta

* Latif fiton duartrokitjet e të gjithë tifozëve në stadium që ngrihen në këmbë pas rrjetës së afrikanit duke festuar avantazhin e përkohshëm ndaj Kukësit.

* Karim ndryshon krahun duke dalë në të djathtë pas një kundërsulmi të durrsakëve, por Magani i bërtet: Çfarë kërkon aty?! Trajneri i kishte dhënë detyra të tjera.

* Tifozët nuk i kanë kursyer sharjet ndaj Elis Bakajt, pasi ky i fundit shkeli Lenën duke shkaktuar faull në fund të pjesës së parë.

Kukesi-Teuta

* Në pushim midis pjesëve Safet Gjici nuk preferon ta pijë kafen te lokali i klubit, por ka dalë jashtë stadiumit.

* Teuta fiton një rivënie anësore dhe mbrojtësi Hakaj vrapon të nisë lojën. Por Magani e “driblon” lojtarin e tij dhe kjo situatë shkakton të qeshura në stadium.

* Gjyqtari i katërt ngatërron numrin e Reza Karimit me Lenën në momentin kur po bëhej zëvendësimi. Trajneri i durrsakëve afrohet për t’i treguar se nga fusha e lojës do të dalë iraniani.

gjici hasanbelliu

* Shameti nuk e ka pranuar kartonin e kuq dhe ka kërkuar llogari te gjyqtari i katërt. Ai heziton të dalë nga fusha e lojës.

* Moment ndërrimi tek ekipi i Teutës, për të hyrë në fushë bëhet gati Bilali, por tabela elektronike nuk funksionon dhe fiket.

* Pas përfundimit të ndeshjes, ishkapiteni i durrsakëve Rustem Hoxha është pritur ngrohtësisht nga ish-tifozëria e tij, të cilët i kanë bërë ftesë për t’iu bashkuar ekipit përsëri. Drilon Xhepollari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"