Pikante| Dinamo-Besëlidhja/ Arbitri Kola i drejtohet Panternit me shenja, teknikun Bardhi e zë “vapa”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2020 | 22:10

Pikante| Dinamo-Besëlidhja/ Arbitri Kola i drejtohet Panternit me shenja, teknikun Bardhi e zë “vapa”

“Panorama Sport” ju sjell momentet më interesante të sfidës së djeshme Dinamo-Besëlidhja:
131449623_10164671655280416_3224139319502800786_o
– Kryesori Klajdi Kola ka një sqarim për italianin Niko Panteri në të 15-ën, pas një rivënieje me duar. I drejtohet në anglisht, por mbrojtësi nuk e mori vesh dhe për pasojë arbitri ia shpjegon me shenja.

– Artion Alillari u dëmtua në të 30-ën dhe për pasojë la fushën e lojës.

– Në minutën e 32-të, delegati Marius Sulejmani këshillon Fabrico Kamaratën, i cili hera-herës kalonte vijën kufizuese.

– Da Silva asistoi për Xhixhiuan dhe pas golit, bashkë me kamerunasin festuan me samba braziliane.

– Sinan Bardhin nuk e zë vendi dhe vazhdimisht këshillonte ekipin. Ndoshta nga sikleti, 15 minuta para fundit detyrohet që të zhvishet, edhe pse koha po ftohej.

– Hidri ndihet i lodhur, megjithatë Kamarata i jep kurajë: “Rezisto dhe 5 minuta”.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"