“Pika e marrë ndaj Tiranës, për moralin e skuadrës”, flet lojtari i Skënderbeut: Mbijetesa do të zgjidhet para… Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2021 | 15:08

“Pika e marrë ndaj Tiranës, për moralin e skuadrës”, flet lojtari i Skënderbeut: Mbijetesa do të zgjidhet para… Bylisit

Vangjel Zguro e pranoi se tashmë te Skënderbeu është rikthyer besimi dhe të gjithë shpresojnë se skuadra mund të qëndrojë në Superiore. Për “Panorama Sport”, mbrojtësi i Skënderbeut është shprehur se objektivi i skuadrës është që çështja e mbijetesës të zgjidhet para ndeshjes me Bylisin.

zGURO

”Skënderbeu mori një pikë ndaj Tiranës, që më shumë se për renditjen vlen për moralin e ekipit korçar në pjesën e fundit të sezonit. E kishim përgatitur mjaft mirë këtë takim dhe e dinim se çfarë kërkonim dhe çfarë mund të merrnim. Ka qenë një pikë me vlera, pasi na mban në ritëm dhe kemi besimin se mund t’ia dalim. Është kthyer besimi tek ekipi.

Shpresoj të vazhdojmë kështu. Duke qenë se jam më i madhi në ekip, mundohem që t’u flas më shumë lojtarëve, diçka që ma ka thënë edhe trajneri. Ndeshja me Ballshin është kryesorja për ne. Objektivi ynë është ta zgjidhim mbijetesën para ndeshjes me Bylisin. Kishim një kundërshtar të vështirë përballë. Shumica e ekipit janë çuna të rinj dhe ndoshta ka ndikim, fakti që luajmë në shtëpi. Tashmë e gjithë vëmendja jonë është e përqendruar te Kupa e Shqipërisë.

Luajmë ndaj Teutës dhe në transfertë, por është vetëm një ndeshje, një ndeshje të cilën do të japim gjithçka. Po kalojmë një formë të mirë dhe kemi shumë mundësi që të shkojmë ne në finale. Nuk është eufori, por gjendja reale në të cilën ndodhet ekipi. Besoj se mund të kapim finalen. Gjithsesi, për të qenë të sinqertë, kampionati mbetet prioriteti ynë”, mbylli Zguro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"