Pesë gola në katër ndeshje radhazi për Kristian Shpendin, sulmuesi i Shpresave vazhdon të shkëlqejë në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2023 | 18:19

Pesë gola në katër ndeshje radhazi për Kristian Shpendin, sulmuesi i Shpresave vazhdon të shkëlqejë në Itali

Kristian Shpendi vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e Çezenës në Serinë C.

kristian shpendi

Sulmuesi i Kombëtares “Shpresa” ka gjetur golin e pestë në katër ndeshje radhazi, kësaj radhe duke i shënuar Riminit në fitoren 5-2 që skuadra e tij arriti.

Në minutën e 54’, 20-vjeçari shënoi golin e katërt për Çezenën, duke vulosur në një mënyrë fitoren.

Ky është goli i shtatë këtë sezon për Shpendin me klubin dhe Kombëtaren, duke treguar se shumë shpejtë mund të jetë pjesë edhe e ekipit të Silvinjos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"