Përmbysi Juventusin, Leao: Ibra më ka thënë gjithmonë se kam talent, do të qëndroj këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 23:20

Përmbysi Juventusin, Leao: Ibra më ka thënë gjithmonë se kam talent, do të qëndroj këtu

Sulmuesi i Milanit Rafael Leao i gëzohet pa masë fitores së jashtëzakonshme të ekipit të tij kundër Juventusit duke arritur ta përmbyste ndeshjen nga 0-2 në 4-2 për “Djallin”.
5320751_2334_leao
Për mikrofonin e DAZN, lojtari portugez, i cili realizoi golin e përmbysjes së rezultatit, deklaroi se veterani Ibrahimoviç i ka thënë shpesh se ka talent, ndërsa pranoi publikisht se do të qëndrojë te Milani.

“Kur rezultati ishte në disfavorin tonë 0-2 ne vazhduam të bënim punën tonë dhe mendoj se ishte një fitore e merituar. Reagimi i ekipit ishte i mrekullueshëm, luftuam për të rikuperua çdo top deri në fund të ndeshjes. Ka dhe shumë ndeshje deri në fund, duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Ibrahimoviç më ka thënë gjithmonë se kam talent dhe mund të bëjë diferencën. A do të qëndroj këtu? Po”, përfundoi lojtari i Milanit Leao.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"