Përjashtimi i Tërbunit nga Kategoria e Parë, cilat janë skuadrat që do të marrin fitoren në tavolinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2023 | 20:28

Përjashtimi i Tërbunit nga Kategoria e Parë, cilat janë skuadrat që do të marrin fitoren në tavolinë

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit suprizoi me vendimet e marra për shkeljet e javës së fundit. Aktet e dhunës të ndodhura në ndeshjen e Tërbunit ndaj Turbinës kanë bërë që ky klub të dënohet me përjashtim për pjesën e mbetur të sezonit dhe zbritjen në një kategori më të ulët si dhe me 300 mijë lekë gjobë.

terbuni

Klubi i Tërbunit është përjashtuar nga aktiviteti dhe ndeshjet e mbetura do të fitohen në tavolinë 3-0 nga skuadrat që kalendari rezervonte përballjen ndaj pukjanëve deri në fund; Po kush janë skuadrat që përfitojnë nga ky vendim:

Ndeshjet e  mbetura që  do të merren  në tavolinë

Java 22 (8 prill)

Besa-Tërbuni (3-0)

Java 23 (15 prill)

Tërbuni-Lushnja (0-3)

Java 24 (22 prill)

Luzi 2008-Tërbuni (3-0)

Java 25 (6 maj)

Dinamo-Tërbuni (3-0)

Java 26 (13 maj)

Tërbuni-Oriku (0-3)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"