Përjashtimi i Tërbunit/ Akuzat në mbledhje, kur Gjonaj debatonte me Dukën një vit më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2023 | 20:15

Përjashtimi i Tërbunit/ Akuzat në mbledhje, kur Gjonaj debatonte me Dukën një vit më parë

FSHF organizoi një mbledhje me drejtuesit e klubeve sa i përket sponsorizimit, formalizimin dhe zhvillimin e futbollit, teksa nuk munguan as debatet.

gjonaj-duka

Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj, në cilësinë e presidentit të Tërbunit, hodhi akuza për rezultatet e ndeshjeve, duke theksuar se janë të trukuara.

“Unë mendoj se duhet trajtuar shumë më gjerësisht sesa kaq thjeshtë ky problemi i sponsorizimeve, se ka dy vite që po trajtohet e negociohet dhe përfundimi nuk ka dalë ashtu siç duhet. Unë mendoj se diskutimi duhet të nisë diku tjetër.

Pra, cilat janë ato shkaqe nga të cilat njerëzit largohen nga sponsorizimet? Dhe arsyeja është shumë e thjeshtë, kushdo prej nesh që është president këtu e di që është e pabesueshme që kjo iniciativë e federatës është serioze. Pse? Në radhë të parë se nuk mund të afrohet asnjë sponsor kur shihet se çfarë bëhet me arbitrat e FSHF-së.

E tmerrshme, çdo lloj rezultati është i trukuar. Unë kam dy vite që ndiqem e përndiqem ekstremisht. Arrihet deri atje sa arbitri i thotë lojtarit ‘nuk kemi si ta mbyllim pa fituar, pa bërë gol’. Ku duhet të ankohem unë? Te federata jo, te gjyqësori jo.

Si ka mundësi qeveria shqiptare të marrë përsipër të na sponsorizojë në këto aktivitete në një kohë kur secili prej atyre qeveritarëve e dinë sikurse edhe ju që arbitrat shqiptarë po e bëjnë këtë”, pati thënë Gjonaj, ndërsa Duka e ironizoi: “Mendimi yt është që nuk duhet të ketë Ligj Sponsorizimi dhe arbitrimi është i keq”.

PANORAMASPORT.AL

Tryeza e futbollit, kryebashkiaku i Pukës bën debat me Dukën: Nuk afrohen sponsorët se çdo rezultat është i trukuar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"