Tryeza e futbollit, kryebashkiaku i Pukës bën debat me Dukën: Nuk afrohen sponsorët se çdo rezultat është i trukuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2022 | 21:53

Tryeza e futbollit, kryebashkiaku i Pukës bën debat me Dukën: Nuk afrohen sponsorët se çdo rezultat është i trukuar

Një tryezë për futbollin dhe ndryshimi në Ligjin e Sponsorizimeve ka mbledhur sot klubet e Superiores dhe të Kategorisë së Parë në FSHF. Institucioni i futbollit kishte mbledhur klubet që t’i bënte pjesë të një letre të përbashkët drejtuar qeverisë për ndryshime të reja ligjore, përfshirë edhe hapjen e basteve sportive. Por në sallë që në fillim ka shpërthyer një debat mes presidenti të FSHF-së, Armand Duka, si dhe kryebashkiakut të Pukës, Gjon Gjonaj, në cilësinë e presidentit të klubit të Tërbunit.

gjonaj duka

Një shkëmbim batutash që duket se doli jashtë skenarit, pasi ishte vetë presidenti i FSHF-së ai që u mundua që të mbyllte gjithçka me shpejtësi. “Panorama Sport:” ju sjell debatin e plotë në vijim:

Gjonaj: Unë mendoj se duhet trajtuar shumë më gjerësisht se sa kaq thjeshte ky problemi i sponsorizimeve se ka dy vite që po trajtohet e negociohet dhe përfundimi nuk ka dalë ashtu siç duhet. Unë mendoj se diskutimi duhet të nisë disku tjetër, cilët janë ato shkaqe nga të cilat njerëzit largohen nga sponsorizimet? Dhe arsyeja është shumë e thjeshtë, kushdo prej nesh që është president apo luan rolin e presidentit këtu e di që është e pabesueshme që kjo iniciativë e Federatës është serioze. Pse? Në radhë të parë se nuk mund të afrohet asnjë sponsor kur shihet se çfarë bëhet me arbitrat e FSHF. E tmerrshme, çdo lloj rezultati është i trukuar. Unë e kam vetëm për Pukën, ka dy vite që ndiqem e përndiqem ekstremisht. Ku arrihet në kulmin ku arbitri i thotë lojtarit ‘nuk kam si ta mbyllim pa fituar, pa bërë gol’. Ku duhet të ankohem unë? Te federata jo, te gjyqësori jo. Si ka mundësi qeveria shqiptare të marrë përsipër të na sponsorizojë në këto aktivitete në një kohë kur secili prej atyre qeveritarëve e dinë sikurse edhe ju që arbitrat shqiptarë po ë bëjnë këtë…

Duka: E kuptuam, tjetër…

Gjonaj: Të lutem, do ta çojmë deri në fund…

Duka: Si e ke kohën…

Gjonaj: Nëse e kam me kohë, thuaj sa e kam kohën dhe e mbylli. Edhe pavarësisht se nuk jam dakord me ju…

Duka: E kuptuam këtë…

Gjonaj: Kam pasur një shok klase që është vëllai yt…

Duka: Nuk je në klasë këtu, është Federata e Futbollit.

Gjonaj: Kemi pasur një e kemi mbaruar shkollën me të dhe ka qenë në moshë pak të madhe. Ai erdhi pas kursit të shoferëve në shkollë dhe e pyeti profesori. I tha ‘Çfarë ke, të mbaroi nafta?’. ‘Jo profesor, me mbaroi rruga’. Unë mendoj që kjo rrugë duhet mbaruar dhe për ta mbaruar këtë rrugë kaq të keqe, duhet t’i dilni për zot ju. Ne jemi ata që e kemi marrë mbi shpatulla individualisht dhe kolektivisht për të nxjerrë situatën nga kjo gjendje që është.

Duka: Mendimi jot është që nuk duhet të ketë Ligj Sponsorizmi dhe arbitrimi është i keq.

Gjonaj: Mendimi im në radhë të patë është, se edhe ne kemi pjesën tonë për të lobuar pranë qeverisë, që nga ju të marrim besueshmëri në lidhje me problemin e caktimit, arbitrimit dhe ndërgjegjësimit.

Duka: E kuptuam pra, e kuptuam, tjetër.

Gjonaj: E dyta është se duke bërë këtë punë, se do të lobojmë pranë vende tona e bizneseve tona që të jenë pjesë përbërëse e zhvillimit të sportit në vendin tonë.

Duka: Ok.

Gjonaj: Këto besoj që e nxjerrin situatën. Por pa paracaktim arbitrash sepse nuk bëhet sponsorizim.

Duka: E kuptuam

Gjonaj: Prandaj më vjen shumë turp ndonjëherë kur shoh atë tabelë aty dhe ballë për ballë jam unë ose shokë të mi këtu që janë sponsorizues të fuqishëm, të bashkive ku kanë marrë pjesë më të mëdha të kapitaleve të investimit të bashkisë, dhe rezultati është pranë shtëpive të arbitrave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"