Përfshihet edhe Hysaj, zbulohen prapaskenat e sherrit mes lojtarëve të Lacios dhe Lotitos: Po deshe, më largo nga skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 19:28

Përfshihet edhe Hysaj, zbulohen prapaskenat e sherrit mes lojtarëve të Lacios dhe Lotitos: Po deshe, më largo nga skuadra

Largimi i Mauricio Sarrit nga Lacio ka sjellë pasoja shumë të rënda në klubin bardhekaltër, pasi për shumë lojtarë, klubi nuk kishte bërë atë që duhej për të mbajtur trajnerin dhe futbollistët kishin qenë të pakënaqur me mënyrën se si ishte menaxhuar situata së fundmi. Mediat italiane kanë zbuluar prapaskena të një zënke të mirëfilltë mes futbollistëve dhe Lotitos, ndërsa aty përmendet edhe emri i Elseid Hysajt si i përfshirë në debate.

hysaj

Sipas “Il Messaggero”, zënkat kanë filluar që kur Lotito vendosi që skuadra të çohej në grumbullim pas humbjes me Udinezen. Alesio Romanjoli, një nga elementët më të rëndësishëm të grupit bardhekaltër, nuk ka ngurruar që t’i përgjigjet flakë për flakë presidentit Lotito kur ai komunikoi vendimin e klubit.

“Në grumbullim nuk shkoj, po deshe më largo”, ishin fjalët e futbollistit, i qartë mbi qëndrimin e tij, teksa i ka kërkuar kreut të klubit llogari për “premtime që nuk janë përmbushur kurrë”.

Debati me tone të larta mes Lotitos dhe lojtarëve ka vazhduar, me Luis Alberton dhe Elseid Hysajn që përmenden nga gazeta italiane si persona të përfshirë në këtë përplasje idesh mes presidentit të klubit dhe futbollistëve të tij. Situata raportohet se nuk është shumë e qetë, ndërsa pritet të mësohen hapat e radhës që do të ndërmarrë klubi, apo edhe vetë futbollistët, pasi shumë prej tyre mendohet se do të largohen në verë pas kaosit që po krijohet javë pas jave të kryeqytetasit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"