Përballje interesante në Kategorinë e Dytë, shikoni ndeshjet që do të luhen ditën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 10:17

Përballje interesante në Kategorinë e Dytë, shikoni ndeshjet që do të luhen ditën e sotme

Do të luhen ditën e sotme 5 ndeshje në Kategorinë e Dytë, të vlefshme për javën e 11-të në këtë kampionat.

kategoria_dyte_cover

Në fushë do të zbresin 10 skuadra të grupit A. Shkumbini kryesues luan në transfertë ndaj Ilirisë. Përballje interesante është ajo mes Sopotit dhe Luzi 2008, me  dy skuadrat që ndahen me vetëm një pikë, teksa sot mund të vendoset se kush do të jetë ndjekësi më i afër i Shkumbinit.

Gramshi pret në shtëpi Tërbunin, në një ndeshje ku të dyja ekipet do të kërkojnë të marrin maksimumin. Dy ndeshjet e tjera janë: Klosi-Valbona dhe Shënkolli-Internacional.

TABELA E NDESHJEVE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"