Penalltitë të sakta, por falen dy kartonë të kuq. Ja moviola për Teuta-Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2021 | 9:17

Penalltitë të sakta, por falen dy kartonë të kuq. Ja moviola për Teuta-Kukësi

Takimi Teuta-Kukësi u gjykua nga Olsid Ferataj nga Patosi dhe Nertil Bregasi dhe Nuri Rrapaj ishin ndihmës të tij. Rastet për moviolë nuk munguan në këtë takim, aq më shumë që u akorduan dy penallti apo u falën edhe kartonët e dytë të verdhë për protestë.

kukesi teuta

33′ Begu pengohet në zonë nga Dragoshi, topi shkon te Karabeci që shënon. Gjyqtari akordon penallti, duke mos e lejuar golin, pasi kishte vërshëllyer para se topi të shkonte në rrjetë. Penalltia ishte, pasi këmba e majtë e Dragoshit krijon kontakt me këmbën e Bregut. Por, në këtë rast arbitri mund të kursente penalltinë duke lejuar avantazhin dhe golin e shënuar nga Karabeci, që realizoi direkt.

69′ Gashi pengohet në zonë nga Aleksi, që ndërhyn gabimisht, dhe gjyqtari akordon 11-metërsh për verilindorët. Vendim i drejtë për akordimin e penalltisë. Por, më pas gjyqtari lejon ekzagjerimin e Aleksit që proteston ashpër duke mos i dhënë kartonin e dytë të verdhë. Pra, penallti e saktë, por i falet kartoni i kuq Aleksit.

94′ Agim Ibraimi duket shumë i nervozuar në fund me vendimet e gjyqtarit, pasi kishte marrë shumë goditje gjatë ndeshjes. Ndonëse ishte ndëshkuar një minutë më parë, kapiteni i Kukësit mund të rrezikonte edhe të verdhën e dytë, por që arbitri Ferataj ia kursen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"