Pasuesi i Milinkoviçit, listës për trajnerin e stolit të Kukësit i shtohet edhe Klodian Duro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2017 | 15:08

Pasuesi i Milinkoviçit, listës për trajnerin e stolit të Kukësit i shtohet edhe Klodian Duro

Pas largimit të Milinkoviçit nga drejtimi i skuadrës së Kukësit, presidenti Gjici do të nisë edhe një proces selektimi për drejtuesin e ri të pankinës. Numri një i verilindorëve do të kërkojë që sezoni të mos dështojë dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë është një objektiv.

klodian duro

Aktualisht nuk mungojnë as emrat kryesorë që priten të pasojnë Milinkoviçin, të cilët janë disa. I pari që është në listën e Gjicit është Armando Cungu, i cili mund të bëjë një rikthim te Kukësi, teksa edhe më parë ka qenë në krye të pankinës, ku arriti të kalonte edhe plot tre ture të Europa Ligës. Gjithashtu, Ivan Gvozdenoviç, zëvendëstrajneri aktual, ndihmësi i Milinkoviçit, përflitet si një emër i mundshëm për ta pasuar, por Gjici ka preferuar që ta ketë sërish në staf si ndihmëstrajner, dhe pse jo si drejtor sportiv të besuarin e tij.

klodian duro

Duke mos pasur eksperiencë si trajner i parë, momentalisht, ai duket larg emërimit në krye të pankinës. Miodrag Vukotiç, një ish-milanist, për të cilin “Panorama Sport” ka zbuluar se klubi verilindor ka pasur kontakte pak ditë më parë, është në listën e dëshirave të presidentit Gjici. Ndërkohë, në skenë ka dalë edhe emri i Klodian Duros, trajneri që arriti të fitonte me Kukësin titullin kampion dhe ka stërvitur një pjesë të lojtarëve aktualë të ekipit. Të gjithë emrat janë në tavolinën e presidentit dhe do të jetë ky i fundit që do të vendosë për secilin prej tyre.

S.Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"