Pasardhës për Ibrahimoviç dhe Zhirunë, Milani fiksohet pas Armando Brojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 14:43

Pasardhës për Ibrahimoviç dhe Zhirunë, Milani fiksohet pas Armando Brojës

Kuqezinjtë planifikojnë të bëjnë një goditje 30-40 milionëshe dhe profili ideal është 21-vjeçari që luan tek Çelsi dhe në Kombëtaren e Shqipërisë.

BROJA 1

Lajmin e ka dhënë ditën e djeshme “Sportmediaset”, duke saktësuar se pavarësisht moshës së re Armando Broja ka përvojë të grumbulluar në sezonet me Vitesen dhe Sauthemptonin.

Përkatësisht 30 dhe 32 ndeshje e 10 dhe 6 gola. Ai është një lojtar interesant për sa i përket kostos dhe perspektivës.

Ai kishte përfunduar në orbitën e Napolit kur dukej se mund të humbte Viktor Osimhenin dhe pavarësisht se është 191 centimetra i gjatë, konsiderohet një qendërsulmues i zhdërvjelltë, që përveç lojës në ajër njeh edhe artin e driblimit.

PASARDHËS IDEAL – Vitin e ardhshëm Milani ka nevojë për një lojtar që jep garanci në sulm dhe Broja duhet marrë seriozisht në konsideratë, sidomos nëse marrim parasysh moshën e Zltan Ibrahimoviçit (41) dhe Olivie Zhirusë (36).

Dy veteranët mund të largohen në fund të sezonit, veçanërisht suedezi që nuk dihet se në çfarë gjendjeje do të jetë e çfarë mund të japë pasi të jetë shëruar plotësisht nga dëmtimi në gju.

Për më tepër asnjëri prej tyre nuk mund të përballojë një ngarkesë të plotë të ndeshjeve sezonale, ndërkohë që duhet parë se çfarë do të bëjë Origi sivjet.

Belgu vijon të jetë i dëmtuar dhe nuk po jep atë që pritej. Në ndeshje si ato kundër Sasuolos dhe Napolit, trajneri Pioli nuk kishte asnjë pykë në stol, sepse edhe i riu Lazetiç është më shpesh i dëmtuar se sa i gatshëm.

Sidoqoftë, mosha e re nuk i mundëson të jetë një alternativë e besueshme. Në këto kushte, Broja, falë edhe forcës fizike do të për bënte një goditje për aktualitetin dhe perspektivën.

Kujtojmë, se edhe në hapësirat e tjera të merkatos emri i shqiptarit është përmendur shpesh si një përforcim i Milanit, që prej vitesh synon politikën e afrimit të profileve me talent të madh dhe kosto sa më të përmbajtur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"