Partizani rimerr kreun, edhe Shkëndija D. e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2013 | 11:45

Partizani rimerr kreun, edhe Shkëndija D. e para

Janë zhvilluar dje dy ndeshjet e prapambetura për secilën grupmoshë: U-17 dhe U-19. Për paratërinj Shkëndija e Durrësit ka arritur të fitojë pastër 2-0 ndaj Pogradecit, duke marrë kryesimin me 15 pikë. Nga ana tjetër, Partizani është mposhtur nga Dinamo 0-1, në ndeshjen e zhvilluar në fushën e Yrshekut. Edhe më interesante kanë qenë takimet e të rinjve. Shkëndija e Durrësit ka shkatërruar Pogradecin 5-1, duke forcuar pozitat në mesin e tabelës. Gjithsesi, ndeshja më e bukur ka qenë ajo derbi, mes Partizanit dhe Dinamos. Të kuqtë e Genc Tomorrit fituan 3-2 dhe në këtë mënyrë rimorën kryesimin në kampionatin U-19. Pas gjashtë javësh, Partizani ka grumbulluar 15 pikë. Ndeshja e radhës për të kuqtë është të dielën ndaj Teutës në transfertë.

U-17/ PARTIZANI – DINAMO 0-1
GOLI: Nazari 25′
PARTIZANI: Selmani, Lami, Taipi, Myftari, Qesari (Kesari 41′), Hasanaj, Bregu, Bajrami, Lika, Vllaca (Bruçi 41′), Mersini (Qurdedi 41′). Trajner: N.Çoçlli
DINAMO: Xhafaj, Hyraku, Bala (Hasa 58′), Mulaj, Sina, Sino, Gjuzi, Toçilla (Shazivari 58′), Marina (Hodaj 58′), Nazari, Abazaj. Trajner: I.Binjaku
GJYQTARË: K.Shkurta, J.Gjata, Xh.Mani (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Lami 45′, Kesari 68′, Bajrami 76’/ Abazaj 39′, Mulaj 58′, Shazivari 62′, Hasaj 68′

Derbi Partizani-Dinamo është zhvilluar dje në kompleksin “Olimpik” në Yrshek, që skuadra dinamovite e ka fituar në sajë të golit të shënuar nga Kevin Nazari. Gjatë pjesës së parë kemi parë një Partizan të pafuqishëm, ku sulmet e tij thyheshin që në mesfushë. Ka qenë minuta e 25-të, kur Nazari, pasi ka marrë një top nga Gjuzi, ka shënuar golin e vetëm të këtij takimi. Të kuqtë kanë dominuar më pas, por gjithsesi s’kanë ditur të shënojnë.
A.Dushku

U-17/ SHKËNDIJA E D. – POGRADECI 2-0
GOLAT: K.Frroku 2′, Uka 68′
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Xhakolli, Cërriku, Mustafaj, Uka, Kutrolli, Cane, Perkolaj, Ajdini, Shala, K.Frroku. (U aktivizuan: Berisha, Shytermja, Kr.Frroku). Trajner: E.Furrxh
i POGRADECI: Baçi, Laraku, Molla, Kozmallari, Yzellari, Mukollari, Manellari, Likçollari, Kelo, Selko, Dervishi. (U aktivizuan: Lipo, Laraku, Lekili, Veizi, Tota). Trajner: F.Fetollari
GJYQTARË: Q.Çopa, G.Metani, D.Kasa (Kavajë)
KARTONË TË VERDHË: Berisha, Plaku/ Liçkollari

Shkëndija e Durrësit vijon serinë e rezultateve pozitive, duke mposhtur 2-0 Pogradecin dhe marrë kreun e renditjes në kampionatin e paratërinjve. Takimi nis mbarë për vendësit, kur pa kaluar ende dy minuta lojë Frroku tund rrjetën pogradecare. Liqenorët mundohen të sulmojnë më shumë pas pësimit të golit, por pa sukses. Në pjesën e dytë Uka dyfishon shifrat për Shkëndijën.Deri në fund asgjë nuk ndryshon për sa i përket rezultatit.
R.Gjini

U-19/ PARTIZANI – DINAMO 3-2
GOLAT: Vatnika 10′, Çakalli 19′, Kurti 87’/ Kaloshi 72′, 88′
PARTIZANI: Ndoj, Gjinaj, Spahiu (Hafuzi 46′), Çakalli, Çema, Bardhi (Bermeta 67′), Vatnika, Drita (Plloçi 67`), Ismaili, Marku, Qilimi (Zhezha 46′). Trajner: G.Tomorri
DINAMO: Laço, Vaka (Grori 46′), Mezini, Habili (Xhebrahimi 46′), B.Haxhiu, Llapi, Kaloshi, Osmani, A.Haxhia (Rushiti 78′), Hazizi, Lazri (Brari 67′). Trajner: A.Bregu
GJYQTARË: J.Xhaja, D.Mema, E.Karaj (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Gjinaj 21’/ Lazri 73′

Partizani fiton 3-2 ndaj Dinamos. Në pjesën e parë ishte një Partizan i papërmbajtshëm. Të kuqtë kanë arritur të shënojnë shumë shpejt dy gola me anë të Vatnikës dhe Çakallit. Më pas, dinamovitët janë përpjekur nga ana e tyre të mos bien moralisht, madje në pjesën e dytë kanë qenë shumë afër barazimit, por dopieta e A.Kaloshit është ndërprerë nga goli i Kurtit. Pas kësaj fitoreje të rëndësishme, Partizani rimerr vendin e parë te U-19.
A.Dushku

U-19/SHKËNDIJA E D. – POGRADECI 5-1
GOLAT: Shkëmbi 29′, 32′, Gashi 48′, Metra 55′, Vllahi 65’/ Zeqollari 39′
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Kanina (Hasi 64′), Vllahi, Keçi, Sulmataj (Vishkulli 66′), Metra (Çyrbia 55′), Bajrami, Deliallisi, Xhakoni (Hënza 77′), Gashi, Kllari, Shkëmbi. Trajner: A.Kërçova
POGRADECI: Sulollari, Blacëri, Hidri, Gjore (Nurelli 69′), Berberi, Zeqollari, Dervishi, Kodra, Balli, Sallo (Ali 59′), Alillari. Trajner: A.Mahmutaj
GJYQTARË: D.Kasa, G.Metani, Q.Çopa (Kavajë)

Të rinjtë e Shkëndijës së Durrësit mposhtën thellë 5-1 Pogradecin. Gjatë gjithë takimit, vendësit ishin superiorë dhe, nëse do t’i vlerësonin më shumë rastet që krijuan, shifrat mund të ishin akoma më të thella. Avantazhin fillestar bregdetarëve ua dha i zakonshmi Shkëmbi. Fillimisht ekzekuton saktë nga pika e penalltisë dhe 3 minuta më vonë shënon golin e dytë personal. Më pas, protagonistë u bënë Gashi, Metra dhe në fund vulosi Vllahi.
R.Gjini

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"