Partizani nuk do surpriza, ndaj fierakëve me më të mirët. Ja plani i të kuqve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2024 | 10:00

Partizani nuk do surpriza, ndaj fierakëve me më të mirët. Ja plani i të kuqve

Partizani ka mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë ndaj Apolonisë, sot në orën 13:00 në stadiumin “Arena e Demave”.

PARTIZANI

Në këto 90 apo 120 minuta do të vendoset skuadra që kalon më tej dhe fakti që luhet gjithçka në këtë sfidë, ka bërë që të kuqtë të impenjohen në maksimum dhe të marrin çdo masë të mundshme për të mos e diskutuar kalimin në fazën çerekfinale. Stërvitja e djeshme është zhvilluar paradite dhe më pas skuadra ka qëndruar në grumbullim, pavarësisht se luhet në shtëpinë e kuqe.

“Demat” nuk dëshirojnë t’i lënë asgjë rastësisë dhe duan me çdo kusht kualifikimin, për të përparuar më tej, por edhe për të shkuar në nivelin e duhur edhe në ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë, të dielën në orën 17:00.

Sa i përket formacionit, ka disa dilema, i dyzuar mes menaxhimit të forcave dhe rëndësisë së ndeshjes. Në portë mund të jetë Alban Hoxha. Në mbrojtje pritet të luajë sërish Janjeva. Sakaq, ka një dilemë rreth Buxhelajt dhe Atanaskoskin, me vlonjatin, që mund të marrë një mundësi për të treguar vlerat. Në mesfushë mund të luajë Mehmeti para Muratajt, teksa në sulm ka mungesa dhe pritet që të mos ketë ndryshime.

FDG

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"