Partizani në luftë me kohën, zbulohet buxheti i të kuqve për merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 23:51

Partizani në luftë me kohën, zbulohet buxheti i të kuqve për merkaton

Edhe 11 ditë kanë mbetur nga merkatoja e janarit dhe skuadra e Partizanit, duhet të lëvizë shpejt. Të kuqtë kanë afruar deri më tani Stenio Zhunior, Valentino Muratajn dhe Anteo Osmanllarin, por përforcimet në prapavijë nuk duken gjëkundi.

Partizani

Gledi Mici është një emër i lakuar për t’iu bashkuar Partizanit si mbrojtës i majtë, ndërsa Sabien Lilaj dhe Ferhan Hasani janë emra të tjerë për repartin ofensiv. Daja është shprehur se pret përforcime në prapavijë, por deri më tani nuk ka asnjë zyrtarizim ose emër të përfolur.

Te Partizani, priten tri afrime në prapavijë. Një qendërmbrojtës dhe dy mbrojtës krahu, për të përforcuar organikën në repartin difensiv dhe për të shtuar konkurrencën në ekip. Partizani ka një buxhet prej 300 mijë eurosh në dispozicion dhe bisedime me shumë lojtarë të ndryshëm, siç theksoi Olsi Rama, por goditjet duken larg. Aktualisht, Daja ka në grup vetëm katër mbrojtës senatorë, ndërsa alternativat vijnë nga ekipi B.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"