Partizani e nxori jashtë projektit dhe e la të lirë, sulmuesi është pranë firmës me klubin turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2023 | 18:08

Partizani e nxori jashtë projektit dhe e la të lirë, sulmuesi është pranë firmës me klubin turk

Partizani ka bërë pak lëvizje në dalje në mbyllje të këtij sezoni, pasi të kuqtë ishin të fokusuar që të ruanin grupin me të cilin dolën kampion. Por një nga emrat e paktë që u largua nga kryeqytetasit, ishte sulmuesi Remzifaik Selmani.

selmani cara

Futbollisti kishte dëshirën që të bëhej pjesë e rëndësishme e projektit të të kuqve, por me mosaktivizimin e tij në ndeshjet ndaj BATE Borisov, mes palëve pat një krisje dhe ai kërkoi largimin nga të kuqtë. Akordi u gjet shpejt dhe palët ndërprenë marrëveshjen e bashkëpunimit që kishin nisur vetëm në janarin e këtij viti.

Megjithatë, për Selmanin kjo mund të ketë qenë në fakt një ndihmë e papritur për karrierën e tij pasi nga Maqedonia e Veriut raportojnë se sulmuesi shumë shpejt do të prezantohet në kampionatin turk. Ai është shumë pranë finalizimit të kontratës me klubin e Bodrumspor në ligën e dytë turke dhe do të vazhdojë atje karrierën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"