Paraqitje spektakolare, mbrojtësi i Kombëtares zgjidhet lojtari i ndeshjes/ Ja nota dhe statistikat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 20:57

Paraqitje spektakolare, mbrojtësi i Kombëtares zgjidhet lojtari i ndeshjes/ Ja nota dhe statistikat

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Enea Mihaj, i cili ishte pjesë e listës së Silvinjos për miqësoret e muajit mars, zhvilloi një paraqitje fantastike ditën e sotme me skuadrën e Famalikaos që militon në elitën e futbollit portugez.

Mihaj 2

25-vjeçari u zgjodh lojtari i ndeshjes në barazimi pa gola që skuadra e tij regjistroi në shtëpi ndaj Estrelës. Mihaj ishte më i miri në fushë, teksa u vlerësua me notën 8.2 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, duke u shndërruar në një lider të mbrojtës. 

mihaj sofa

Shqiptari arriti të fitonte 3 nga 4 duelet me kundërshtarët, ndërkohë që regjistroi edhe 32 nga 36 pasime të sakta. Gjithashtu Mihaj spastroi edhe 4 herë zonën, bllokoi 3 gjuajtje të miqve si dhe kreu 1 ndërhyrje vendimtare.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"