Paraqitje e shkëlqyer, ja vlerësimi i medias italiane për Berishën dhe Strakoshën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2018 | 10:23

Paraqitje e shkëlqyer, ja vlerësimi i medias italiane për Berishën dhe Strakoshën

Thomas Strakosha është vlerësuar pozitivisht nga media italiane. Portieri i Lacios, edhe pse i pafuqishëm te golat, shmangu një gol që mund të kishte ngushtuar rezultatin dhe meritoi notën 6.5:

strakosha1-470x325

“Berisha e nxjerr blof në momentin e penallti, ndërsa nuk mund të bënte asgjë në golin e Minaminos. Por arrin që të mbajë Lacion gjallë, në goditjen potente, nga shumë pranë të Ulmer, në pjesën e dytë. Një siguri!”.

Berisha2

Edhe Valon Berisha ka mahnitur specialistët italianë, që e vlerësuan gjithashtu me notën 6.5 kosovarin.  “I akullt në goditjen e penalltisë, duke barazuar përkohësisht në 1-1. Por aftësia e tij për të dribluar gjithmonë kundërshtarin në një kundër një është arma e tij e fortë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"