“Para 1 viti e gjysmë ishte ndryshe, tani Kombëtare me më shumë profesionista”, Manaj: Europiani ka ekipe më të forta se Kili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 23:11

“Para 1 viti e gjysmë ishte ndryshe, tani Kombëtare me më shumë profesionista”, Manaj: Europiani ka ekipe më të forta se Kili

Rei Manaj u aktivizua titullar në miqësoren ndaj Kilit, ku Kombëtarja shqiptare u mposht me rezultatin 0-3. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e TV Klan pas ndeshjes, sulmuesi lushnjar deklaroi:  

WhatsApp Image 2024-03-22 at 23.07.36

“Golit në Turqi vlejnë deri në një fare pike, duhet të tregojmë veten në Kombëtare. Kemi 2 muaj kohë, të lemë pas euforinë e kualifikueseve. Në Europian do të ketë ekipe më të forta se Kili, duhet të punojmë dhe të lejmë gjërat e tjera anash. Sot nuk ishte ndeshja jonë, nuk u gjetën në fushë, kishin shumë distanca. Shyqyr Zotit që ishte vetëm një miqësore, duhet të përgatitemi akoma më mirë.  

Tani unë duhet të fokusohem te Kombëtarja, jam shumë kërkues me veten, duhet ambientim, para 1 viti e gjysëm ishte ndryshe, tani ka më shumë profesionista. Kualifikimi në Europian nuk ishte vetëm fat, por shumë punë. Kemi një udhëtim shumë të rëndësishëm në Europian. Shpresoj që ndeshjen tjetër të kem mundësi të punoj”, u shpreh Manaj.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"