Pakt i fshehtë me Vidalin, gati një tjetër “dhuratë” për Spaletin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2018 | 17:02

Pakt i fshehtë me Vidalin, gati një tjetër “dhuratë” për Spaletin

Sime Vrsaljko po, Arturo Vidal ndoshta po. Për kroatin është thjesht çështje kohe, ndërsa për kilianin duhet durim. Interi është duke punuar për të plotësuar grupin e lojtarëve për sezonin e ardhshëm. Fjalët e Spaletit përpara ndeshjes me Zenitin konfirmuan se të dy lojtarët janë në listën e dëshirave dhe për ta po punon drejtori sportiv Auzilio. Madje, ky i fundit ka marrë premtimin e “Sunigut” që do ta mbështesë financiarisht dhe do të japë një bonus që Spaletit të mos i mungojnë lojtarët dhe emrat për të arritur objektivat e sezonit të ardhshëm.

Vidal

VIDAL, MË PRANË

Por le ta nisim më mirë me atë që përbën më shumë lajm në këto momente, Arturo Vidal. Ish-mesfushori i Juventusit dhe aktualisht pjesë e Bajernit ka kontratë deri në vitin 2019 dhe klubi gjerman e ka nxjerrë në shitje. Niko Kovaç nuk e konsideron pjesë të planeve dhe madje nuk do ta marrë në turneun miqësor në Amerikë. “Luftëtari” kilian ishte edhe vjet në bisedime me klubin zikaltër, por Ançeloti e bllokoi.

Turo Vidal

Duket se këtë herë palët janë më afër dhe ai është gati të veshë fanellën zikaltër. Mësohet se Auzilio ka qenë në Mynih dhe ka takuar agjentin e lojtarit për të kuptuar dëshirën e tij për një rikthim të mundshëm në Itali. Bajerni kërkon 30 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa Interi është gati të ofrojë fillimisht 23 milionë.

Javën e ardhshme pritet të ketë kontakte të vazhdueshme mes palëve për konkretizimin e marrëveshjes, por kiliani duket se ka pranuar Interin. Duket se tratativa e nisur një vit më parë mund të mbyllet tani. Më mirë vonë se kurrë…

VRSALJKO PO PRET

Dëshira e kroatit është e qartë. Sime Vrsaljko do vetëm Interin dhe prej kohësh ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit. Ai do të firmosë një kontratë 4-vjeçare dhe do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon. Nënkampioni i botës po pret që zikaltrit dhe Atletiko të gjejnë gjuhën e përbashkët. Pavarësisht se Simeone ka bërë bllokadë dhe ka rezistuar deri tani, duket se dëshira e lojtarit është kryesore në këtë marrëveshje.

sime vrsaljko

Drejtori sportiv Auzilio po përgatit ofertën e duhur për spanjollët, e cila është 6 milionë për huazimin dhe 16 për blerjen përfundimtare të kartonit të tij. 26-vjeçari ka nisur të ndihet një lojtar i Interit dhe në rrjetet sociale pëlqen fotot, që e veshin atë me fanellën e Interit. Një shenjë që afron më shumë kroatin me dy shokët e tij, Perisiç dhe Brozoviç. Për momentin ata janë duke shijuar pushimet pas mrekullisë që bënë në Botërorin e Rusisë, ku u shpallën nënkampionë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"