Pagesa të kripura e shpenzime pa fund, ja sa kushton të bëhesh futbollist në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2018 | 18:13

Pagesa të kripura e shpenzime pa fund, ja sa kushton të bëhesh futbollist në Shqipëri

Në vendin tonë ka shumë akademi futbolli, një pjesë që i takojnë ekipeve kryesore, por edhe private që janë hapur vitet e fundit dhe marrin pjesë në kampionatet e moshave. Në kryeqytet të kesh një fëmijë në një nga këto akademi është një barrë financiare e madhe për familjet që duhet thënë se sakrifikojnë shumë. Një pagesë në akademitë me emër në Tiranë për një fëmijë varion nga 45 mijë lekë të vjetra deri në 70 mijë lekë të vjetra.

tirana u19

Dhe kushtet që ofrohen në disa raste nuk i përgjigjen pagesës së majme që prindërit bëjnë. Megjithatë, pagesa për trajningun që është për të paktën 10 vite është vetëm njëra medalje, pasi ana tjetër është këpucë futbolli, që duhet të jenë cilësi e mirë dhe çmimet nisin nga 100 euro apo edhe trajtim ushqimor i përditshëm që nga akademitë ku fëmijët stërviten nuk ofrohet. Dhe nën zë trajnerët e moshave e pranojnë se për shumicën e familjeve është shumë e vështirë që të përballojnë shpenzimet deri në moshën 19-vjeçare kur edhe një futbollist në shumicën e rasteve arrin të gjejë një ekip të parë ku mund të aktivizohet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"