Padia e Realit ndaj Interit, FIFA merr vendimin për çështjen “Modriç”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2018 | 16:59

Padia e Realit ndaj Interit, FIFA merr vendimin për çështjen “Modriç”

Përmes një letre dërguar klubeve të Interit dhe Realit të Madridit, FIFA, ka konfirmuar se nuk do të ketë hetim më të hollësishëm, pas investigimit paraprak rreth çështjes Modriç. Në mesin e muajit gusht, ishte klubi madrilen, që u ankua në FIFA, ndaj klubit të Interit, me pretendimin se kishin kontaktuar në mënyrë jo të rregullt Modriçin, për ta transferuar në Milano.

modric

Tashmë, organizmi ndërkombëtar i futbollit, pasi ka analizuar këtë çështje dhe pasi ka dëgjuar të gjitha palët e përfshira, ka vendosur ta mbyllë këtë çështje, dhe nuk do të ketë hetim më të thelluar ndaj Interit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"