Orelesi dhe Muzaka me valixhe në duar, Skënderbeu zbardh merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2017 | 9:07

Orelesi dhe Muzaka me valixhe në duar, Skënderbeu zbardh merkaton

Fundi i sezonit e ka gjetur Skënderbeun pa asnjë trofe, për herë të parë pas gjashtë vitesh radhazi. Ky është edicioni më i hidhur për drejtuesit e klubit, që ishin mësuar me suksese në këto vite.

Tashmë në kampin bardhekuq duket se një rëndësi të veçantë ka marrë riformimi i ekipit, që duhet bërë gati për nisjen e fazës përgatitore europiane me objektivin: kalimin e tureve paraeliminatorë në Europa Ligë.skenderbeu

Ashtu sikundër u parashtrua edhe nga trajneri Daja, por jo vetëm, pas ndeshjes së Kupës me Tiranën, pritet që në radhët e Skënderbeut të ketë revolucion të plotë largimesh dhe afrimesh.

E sigurt është se bardhekuqtë do të ruajnë si zakonisht boshtin e ekipit, mbi të cilin do të ndërtohet edhe Skënderbeu i ri i sezonit 2017-2018.

Burime për gazetën bëjnë me dije se një numër i madh lojtarësh pritet që të largohen me zgjidhjen konsensuale të kontratës, ndërsa të tjerë do të nxirren në merkato, për të mbushur disi arkën e klubit.

Pikërisht, këta të fundit do të jenë lojtarët që kanë rënë në sy të klubeve të huaja, me të cilët ka nisur bisedime prej kohësh.

SHITJET

Emri i parë që të shkon në mend, kur flitet për lojtarët që do të shiten nga klubi, është pikërisht Liridon Latifi. Vetë lojtari e pohoi se ky do të jetë sezoni i fundit me Skënderbeun, teksa në ndjekje të tij janë ekipe me emër si Lacio, Dinamo Zagreb apo Genk, që kanë shfaqur interesin e vazhdueshëm për mesfushorin nga Prishtina.Latifi gol Kukesit

Pas Latifit, edhe nigeriani Xhejms Adeniji duket se do të futet në listën e merkatos, ku Guangzhou është ende në pritje të “habereve” që vijnë nga Korça. Që në merkaton e janarit, Xhejms ishte pranë kalimit tek ekipi aziatik, por vonesa e lejes së kalimit dhe vizës bënë që gjithçka të shtyhej për në verë.xhejms

LARGIMET

Ndryshe nga herët e tjera, pritet që këtë vit nga radhët e Skënderbeut të largohet një numër i madh futbollistësh. I pari në listë është Hamdi Salihi, që nga sot mund të quhet largimi i parë zyrtar i Skënderbeut. Më pas lista pritet të vijojë me dy afrimet e merkatos së janarit, Predesku dhe Ogunjimi, të cilët nuk kanë mbushur pritshmëritë në Korçë.predesku

Pas tyre vijnë me radhë Gjergji Muzaka, Hektor Idrizaj, Nuredin Orelesi, Masato Fukui dhe Xhefri Bushi. Duket se këta lojtarë janë të parët në listën e largimeve, por disa prej tyre do të qëndrojnë me Skënderbeun në aventurën verore në Kupat e Europës, vështirë se do t’i shohim në sezonin e ri.Orelesi

Një situatë e tillë ishte e pritshme te korçarët pas dështimit të këtij sezoni që sapo u mbyll. Një largim i sigurt është edhe Serxhio Zhunjor, që pas përfundimit të huazimit te Laçi do të mbyllë çdo llogari edhe me Skënderbeun, si një afrim tjetër i dështuar në merkato.

Përpos emrave të mësipërm, pritet që të shihet edhe e ardhmja e Orges Shehit, i cili, me shumë mundësi, do të vendosë pas Europa Ligës nëse do t’i japë fund futbollit të luajtur apo do vazhdojë edhe një sezon tjetër si kapiten i Skënderbeut.shehi

AFRIMET

Pas listës së gjatë të largimeve të mundshme nga radhët e Skënderbeut, duket se është gati edhe lista e dëshirave të merkatos, e cila është përpiluar nga trajneri Ilir Daja. Në krye të listës prej shumë kohësh mbetet Danilo Alvesh, sulmuesi i Flamurtarit, që i përfundon kontrata këtë muaj.Alvesh gol Flamurtari

Alvesh prej kohësh është “fiksimi” i presidentit Ardjan Takaj, që kërkon ta ketë me çdo kusht në ekip brazilianin. Pas Alveshit, sinjale të forta interesimi bardhekuqtë kanë hedhur edhe tek Edon Hasani, prej kohësh i larguar nga Kukësi. Mesfushori shkodran është pa kontratë dhe si lojtar i lirë përcaktues mbetet oferta financiare.hasani

Duket se këto janë dy pikësynimet e para të presidentit Takaj, që veç tyre do të kërkojë edhe lojtarë të tjerë cilësorë në merkato, kryesisht nga kampionatet e huaja. Pothuajse i mbyllur konsiderohet afrimi i Dejvi Bregut te Skënderbeun, pasi flitet se klubi ka siguruar gjysmën e kartonit të lojtarit.Dejvi Bregu

Ndërsa fakt konkret është edhe afrimi i Bruno Lulajt, pas një viti të suksesshëm në Laç. Tashmë Lulaj do të jetë një përforcim i rëndësishëm në mbrojtjen bardhekuqe.

LLAZI SARO

Merkato Skenderbeu

TË PALËVIZSHËM

Orges Shehi

Aldo Teqja

Marko Radas

Kristi Vangjeli

Gledi Mici

Bajram Jashanica

Tefik Osmani

Sabjen Lilaj

Bakari Nimaga

Enis Gavazaj

Leonit Abazi

Nazmi Gripshi

Reza Karimi

Liridon Latifi

Xhejms Adeniji

Bruno Lulaj

LISTA E LARGIMEVE

Hektor Idrizaj

Gjergji Muzaka

Nuredin Orelesi

Hamdi Salihi

Aleks Kornel Predesku

Marvin Ogunjimi

Masato Fukui

Xhefri Bushi

Argjend Malaj

Serxhio Zhunjor

NË SHITJE

Liridon Latifi

Xhejms Adeniji

Bajram Jashanica

Bakari Nimaga

DËSHIRAT

Dejvi Bregu

Edon Hasani

Danilo Alvesh

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"