Ofertë 8 milionë euro, Tare kërkon të “rrëmbejë” sulmuesin shqiptar në merkaton e janarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 21:30

Ofertë 8 milionë euro, Tare kërkon të “rrëmbejë” sulmuesin shqiptar në merkaton e janarit

Vedat Muriqi është gjithnjë e më pranë Lacios. Bomberi i Kosovës, po zhvillon një sezon të shkëlqyer në kampionatin turk me fanellën e Fenerbahçes, teksa ka arritur të shënojë 7 gola në 11 javë, duke zgjuar interesin e shumë klubeve Europiane, një ndër to është dhe Lacio.

Muriqi

Drejtori sportiv i të kaltërve, Igli Tare, do tentojë të bindë sulmuesin nga Gjilani, që të veshë fanellën e kryeqytetasve, që në merkaton e janarit.

igli tare

Sipas “calciomercato.com”, klubi turk ka vendosur një çmim prej 10 milionë euro për Muriqin, ndërkohë që Lacio është gati të ofrojë deri në 8 milionë euro. Mësohet se palët janë në negociata e sipër, ndërkohë që së fundmi për shqiptarin e Kosovës, ka shfaqur interes edhe Atletiko e Madridit dhe Totenhem.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"