“Objektivi për këtë sezon është fitimi i Europa League”, Tomori: E dimë që kemi pësuar shumë gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 20:17

“Objektivi për këtë sezon është fitimi i Europa League”, Tomori: E dimë që kemi pësuar shumë gola

Fikajo Tomori ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të Milanit, prag ndeshjes me Slavia Pragë, në Europa League. Mbrojtësi anglez, që rikthehet pas një mungese prej shumë kohësh, pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushave të lojës, shprehet i lumtur për rikthimin dhe i ka të qartë objektivat që klubi duhet të plotësojë ketë sezon.

TOMORI MILAN

“Jam i lumtur që po rikthehem në fushat e lojës. Do të stërvitem fort çdo ditë. Futbolli është i vështirë. Ne fokusohemi shumë tek loja sulmuese dhe pastaj pësojmë shumë gola. Do të bëjmë të pamundurën që të përmirësohemi në mbrojtje. Që në fillim të sezonit donim të fitonim çdo ndeshje. Fatkeqësisht u eliminuam në Champions League, por kemi si objektiv kryesor fitimin e Europa League.”

Milan do të përballet në “Fortuna Arena” ditën e nesërme me Slavia Pragë, në orën 18:45. Ndeshja e parë në Itali, përfundoi me shifrat 4-2, në favor të Milanit dhe mund të themi se tashmë, italianët janë shumë afër kualifikimit në çerekfinalet e kompeticionit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"