Nuk u paraqit për ndeshjen me Teutën, futbollisti largohet nga Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2020 | 11:42

Nuk u paraqit për ndeshjen me Teutën, futbollisti largohet nga Flamurtari

Jurgen Vrapi është largimi i parë zyrtar nga Flamurtari. Ai s’u paraqit për ndeshjen kundër Teutës, por edhe gjatë javës nuk është stërvitur rregullisht. Mungesa e tij ngriti jo pak dyshime, e megjithatë vetë klubi nuk kishte asnjë dijeni.
jurgen vrapi flamurtari

Të pyetur nga “Panorama Sport”, drejtuesit kanë thënë se tiranasi nuk e ka mbyllur kontratën dhe u shprehën të habitur se pse nuk u bë pjesë e kësaj ndeshjeje.

Gazeta kontaktoi edhe me vetë lojtarin e linjës së majtë, i cili as ka pohuar e as ka mohuar një “divorc” të mundshëm me vlonjatët. “Akoma nuk kam vendosur për të ardhmen time”, ka thënë shkurtimisht futbollisti, pa dhënë detaje të mëtejshme për mungesën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"