“Nuk jam i qetë edhe nëse ndalet Tirana”, Kolela pas shkëputjes së Partizanit: Gjëja më e rëndësishme është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 20:14

“Nuk jam i qetë edhe nëse ndalet Tirana”, Kolela pas shkëputjes së Partizanit: Gjëja më e rëndësishme është…

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, ka deklaruar se ajo që e kënaqte më shumë ishte se ekipi po tregonte që skuadra vinte para të gjithave. Duke folur pas suksesit ndaj Teutës, ai theksoi se nuk do të ishte i qetë as nëse Tirana ndalej në ndeshjen e saj.

bandicam 2023-04-01 20-06-02-880

“Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. Por është normale se një ekip nuk mund të luajë gjthmonë në të njëjtin nivel. Taktikisht u bë çfarë u ishte kërkuar lojtarëve dhe kur kundërshtarët ndryshuan skemë, edhe ne ndryshuam.

Ndeshjet tani janë të gjithë të vështirë. Kampionati është ende i hapur. Egnatia fitoi ndaj ne jemi të lumtur që fituam këtu. Por tani duhet të bëjmë një ditë pushim e të kthehemi të punojmë se nuk ka ndryshuar asgjë për javën e ardhshme.

Jam shumë i lumtur se për të bërë diçka sot, sakrifikuam ndonjë lojtar. Por kush ishte në pankinë hyri në fushë mirë. Kjo tregon se grupi është, është solid dhe që e ka kuptuar që e rëndësishme është që fiton Partizani.

Ndalesë e Tiranës? Nuk do të isha i qetë gjithsesi. Mungojnë 9 ndeshje dhe ne i themi një “përjetësi”. Nesër pushohet, bëhet relaks, hahet, futboll zero.

Nota më e mirë e Partizanit është pikërisht kjo. Ndoshta kemi mbërritur të kuptojmë që gjëja më e rëndësishme është skuadra, Partizani dhe fakti që të gjithë janë në dispozicion. Kjo është nota më e mirë”, deklaroi për “Oversport” Kolela.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"