“Nuk jam i lumtur me golin”, Greca: Ndihem shumë i zhgënjyer nga rasti që pata në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2022 | 15:44

“Nuk jam i lumtur me golin”, Greca: Ndihem shumë i zhgënjyer nga rasti që pata në fund

Bedri Greca ishte protagonist me gol në barazimin 1-1 që Kastrioti arriti përballë Erzenit. Gjithsesi pas takimit, ai u shpreh i zhgënjyer për rastin e humbur në minutat e fundit të takimit, që mund t’i jepte fitoren krutanëve.

bandicam 2022-11-02 15-38-25-471

“Të them të drejtën jam pak i zhgënjyer nga ai rast. Kisha mendjen te arbitri nëse do të ishte faull apo jo. Ishte shumë e shpejtë. Jam shumë i zhgënjyer sinqerisht.

Të ishte gol që të jepte tre pikët po do të isha i lumtur. Por nuk jam sinqerisht.

Zbatuam detyrat e trajnerit në mënyrë korrekte. Për mendimin tim duhet të sulmonim përsëri që të shënonim golin e dytë. Futbolli kështu e ka.

Kosova dhe Shqipëria luajnë të njëjtin futboll. Ne jemi vetëm pak më mirë taktikisht.

E dinim që Erzeni është ekip agresiv. U përballëm në mënyrë të barabartë. Ekipi ynë u tërhoq më pas, jo se dominuan ata.

Sot nuk e prisja të isha lojtari i ndeshjes. Nuk ishte dita ime më e mirë. Kam pasur ditë shumë më të mira”, u shpreh Greca për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"