“Nuk është fundi i botës nëse humbasim ndeshje”, portieri i Arsenalit: Harrojmë që jemi në krye të kampionatit, s’dimë të sillemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2023 | 19:16

“Nuk është fundi i botës nëse humbasim ndeshje”, portieri i Arsenalit: Harrojmë që jemi në krye të kampionatit, s’dimë të sillemi

Arsenali udhëheq për momentin kreun e Premier Ligës me 5 pikë më shumë se Mançester Siti. Portieri i “Topçinjve” Aron Ramsdale është shprehur se nuk dinë si ta menaxhojnë situatën dhe do të mundohen të fitojnë më shumë ndeshje.

aron

“Normalisht nuk jemi në një situatë ku ne kemi qenë më parë, nuk dimë shumë mirë si ta menaxhojmë këtë moment. Ndaj, ne futemi në fushë dhe luajmë sikur jemi në vendin e 10-të apo të 12-të, jo sikur jemi në krye të kampionatit. Në këtë formë, së bashku me shokët do të mundohemi të fitojmë sa më shumë ndeshje të mundemi. Kjo skuadër po ecën përpara dhe në organikën e saj ka lojtarë të cilët kanë fituar tituj, por ka edhe nga ata që po luajnë futbollin më të mirë të karrierës. Megjithatë, dua të theksoj se në rast se humbet një ndeshje nuk është fundi i botës sepse përndryshe do të isha mbyllur në shtëpi dhe nuk do të merresha me këtë sport. Sigurisht dua të fitoj gjithnjë, por duhet edhe ta shijojmë fushën”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"