“Nuk e pranoja të dilja me humbje përballë Dinamos”, Fili flet pas suksesit të Teutës: Dua tre pikë edhe me Partizanin, bëj çdo rol veç portierit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2023 | 20:52

“Nuk e pranoja të dilja me humbje përballë Dinamos”, Fili flet pas suksesit të Teutës: Dua tre pikë edhe me Partizanin, bëj çdo rol veç portierit

Realdo Fili ishte një ndër heronjtë ndaj Dinamos pasi shënoi golin e barazimit nga pika e bardhë e penalltisë. Sulmuesi i Teutës u shpreh se nuk e pranonte që të dilte me humbje nga ai duel.fili

“Të them të drejtën isha shumë i përgatitur që nga fillimi që të fitoja, nuk e pranoja të dilja me humbje apo maksimumi do të merrja barazim në këtë fushë. Jam shumë i uritur për të fituar dhe këtë ndjenjë shpresoj ta ketë ekipi gjatë të gjitha ndeshjeve. Shpresoj të jem mirë fizikisht e të vazhdojmë kështu, të marrim pikët, të kemi uri për të shënuar e fituar, që të lidhim fitoret me njëra-tjetrën e shkojmë sa më lart në renditje.

Është e lehtë të flasësh, por ajo që i bën ekipet dhe lojtarët e mëdhenj është të performosh javë për javë. Kjo na ka munguar kjo, duhet të jemi me këmbë në tokë, të punojmë që të marrim fitoret e radhës, jo vetëm me pretendentet e kryeqytetit, por me të gjitha ekipet se vlejnë tre pikë.

Roli i preferuar në fushë? Ku luaj unë nuk ka rëndësi, unë jam i gatshëm nga mbrojtja në sulm të ndihmoj ekipin. Nuk ka rëndësi ku i duhem trajnerit, nëse jam në fushë, jap maksimumin në çdo lloj roli të jetë. Përveçse portierit se jam i shkurtër (qesh).

Partizani në sfidën tjetër? Për ne nuk janë problem këto ndeshjet se kemi barazuar në javën e parë me Tiranën dhe është e lehtë të frymëzohesh ndaj Partizanit. Duam rezultat të mirë, shkojmë për fitore e nuk diskutohet se jemi shumë të uritur për të fituar”, tha Fili për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"