“Nuk bie tërmet në Vlorë”, Idrizi: Flamurtari nuk ka bërë asnjë pagesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2019 | 20:54

“Nuk bie tërmet në Vlorë”, Idrizi: Flamurtari nuk ka bërë asnjë pagesë

Sinan Idrizi, administrator i Flamurtarit, ka folur para mediave, pas mbledhjes së FSHF-së, për gjendjen e skuadrës dhe ligjin e sporteve. Gjithashtu Idrizi është shprehur dhe për pagesat e lojtarëve dhe liçensimin.

Sinan-Idrizi

Nisja e kampionatit?

Një pikë në 5 ndeshje, as më shumë e as më pak se një katastrofë.

Pretendetë për të rënë?

Ideja është kjo, nëse një fëmijë që është 2 vjeç dhe ti thua që do të bëhet president ose bandit është problem jot. Është fillimi i kampionatit dhe kush do të dalë kampion dhe do të bjerë nga Kategoria është një problem tjetër. Pse mos të bjerë nga kategoria ekipi që është në vendin e parë, që është vetm 9 pikë më larg nga ne. Prisja këtë pyetje nga ty: “Që për shkak të problemeve që ka Flamurtari cfarë do të ndodhë”. Tërmet në Vlorë nuk bie mos e kini merkat këtë gjë. Edhe po ra ne kemi detin, bën cunami dhe na merrr të gjithëve bashkë.

Mbledhja  dhe fjalë e pambajtur e kryeministrit?

Ne kemi lënë një datë tjetër për mbledhjen e radhës. Jo teorikisht, por praktikisht. Folëm për gjërat thelbësore, për ligjin e sportit. Pra do të jemi të qartë, se do te jemi të gjithë bashkë në këtë rrugëtim kuptimi kapitalist të rrugëtimit, ose do të jemi gjysëm bolshevik, siç janë kryetarët e bashkive që marrin pjesë këtu.  Fjala e kryeminitrit? Sot, mesa di unë unë jami në datë 26 shtator dhe e kam vëshjtirë të kuptoj pyetjen.

Si u liçensua Flamurtari kur nuk ka paguar lojtarët?

Problemet që kemi pasur me pagesat e stafit është një marrëveshje që kemi patur dhe me kryetarët tanë. Kurse problemet që kemi pasur me gjërat e tjera kemi patur një kontratë për të shlyer me këste deri në dalje të ligjit.

Ka nisur pagesa e stafit?

Flamurtari nuk ka bërë asnjë pagesë, stafit të kaluar nuk i është bërë asnjë pagesë. Në momentin e parë do të ta tregojë ty.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"