NOTAT/ Kumbulla dallon ndër “legjionarët”, Gjimshiti vuan lodhjen fizike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 22:52

NOTAT/ Kumbulla dallon ndër “legjionarët”, Gjimshiti vuan lodhjen fizike

Nga futbollistët shqiptarë që u aktivizuan sot në kampionatin italian, mbrojtësi i Veronës Marash Kumbullau vlerësua më mirë.
kumbulla
Pavarësisht barazimit të hidhur me Sasuolon 3-3 në sekondat e fundit të ndeshjes, paraqitja e lojtarit kuqezi është vlerësuar me 6 për gjakftohtësinë dhe sigurinë në fushë.

Megjithë fitoren kundër SPAL-it 3-1, paraqitja e Elseid Hysajt ishte e luhatur në 90 minuta. Ai u vlerësua me notën 5.5 për paraqitjen në këtë takim duke përmirësuar paraqitjet në pjesën e dytë.

Për sa i përket Berat Gjimshitit, ai u vlerësua me notën 4.5 për ndeshjen kundër Udinezes. Forma fizike e tij nuk duket e mirë për shkak të kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve.
hysaj
Elseid Hysaj (5.5) – Parakalohet në aksionet e organizuara nga Fares dhe Reka që ndihmon Petanjën të barazojë. Preferohet përpara Di Lorencos. Arrin në pjesën e dytë të përmirësojë paraqitjet.

Kumbulla (6) – I sigurtë dhe gjakftohtë dhe nuk duket në vështirësi.
GJIMSHITIII

Berat Gjimshiti (4.5) – Nxirret jashtë loje nga Lazanja në 3-4 raste. Nuk arrin ta ndjekë në ritëm, ndoshta nuk ndodhet në formën e tij më të mirë fizike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"